Policia konfirmon se vizita e Vuçiqit në Kosovë është pa incidente

Zëvendës-komandanti i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, tha këtë pasdite se gjendja aktuale në atë pjesë të Kosovës është e qetë. Ai ka theksuar se nuk ka pasur incidente gjatë qëndrimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Vuçiq ka hyrë sot në territorin e Republikës së Kosovës, ku së pari shkoi në Manastirin e […]
Ai ka theksuar se nuk ka pasur incidente gjatë qëndrimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq ka hyrë sot në territorin e Republikës së Kosovës, ku së pari shkoi në Manastirin e Banjask në komunën Veriore të Kosovës, Zveçan.
Vizita e Vuciqit në Kosovë po bëhet pak ditë pasi u vra politikani serb, Oliver Ivanoviq. Bëri homazhe edhe në vendin ku u vra ish-deputeti i Kosovës.












