Policia jep detaje të hollësishme nga hetimet për vrasjen e Ivanoviq: Kemi siguruar informacione

Policia jep detaje të hollësishme nga hetimet për vrasjen e Ivanoviq: Kemi siguruar informacione

Policia e Kosovës ka dërguar një komunikatë për mediat ku jep sqarime edhe më të hollësishme mbi vrasjen e liderit serb të SDP-së, Oliver Ivanoviq dhe për hetimet që po vazhdohen mbi këtë krim. Policia thotë se ka siguruar informacione përmes kanaleve konfidenciale të komunikimit. Policia njofton se në bazë të dëshmive të mbledhura deri […]

Policia e Kosovës ka dërguar një komunikatë për mediat ku jep sqarime edhe më të hollësishme mbi vrasjen e liderit serb të SDP-së, Oliver Ivanoviq dhe për hetimet që po vazhdohen mbi këtë krim. Policia thotë se ka siguruar informacione përmes kanaleve konfidenciale të komunikimit.

Policia njofton se në bazë të dëshmive të mbledhura deri tani, Ivanoviq është qëlluar me armë zjarri të kalibrit 9x19mm në rrugën “Sutjeska” të Mitrocicës Veriore në orën 08:10, shkruan Periskopi.

“Lidhur me rastin e vrasjes së z. Ivanoviq, të ndodhur dje rreth orës 08:10 min., në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës ka vazhduar me aktivitete intensive operacionale dhe hetimore për zbardhjen e kësaj vepre penale. Me qëllim të informimit me kohë të opinionit publik dëshirojmë të japim disa të dhëna që ndërlidhen me aktivitetet policore në funksion të ndriçimit të këtij rasti. Sipas informacioneve të deritanishme viktima është qëlluar para selisë së partisë në kohën kur viktima po paraqitej/hynte në vendin e punës nga rrugëtimi prej banesës së tij i pashoqëruar nga askush (i vetëm). Në bazë të dëshmive të mbledhura deri më tani dyshohet se ai është qëlluar me armë zjarri të kalibrit 9X19 mm, nga persona të panjohur deri në këtë moment, ku arma që është përdorur në rast dyshohet të ketë qenë me shurdhues (zhurmëmbytës)”, thuhet në komunikatë.

Policia njofton se tani është në proces të ekzaminimit kriminalistik të të gjitha dëshmive.

“Në vazhdën e hetimeve të deritashme Policia e Kosovës ka siguruar vendin e ngjarjes dhe ka procesuar shikimin e vendit të ngjarjes, ku janë mbledhur dëshmitë relevante për këtë rast. Tani jemi në proces të ekzaminimit kriminalistik të të gjitha dëshmive. Në veçanti janë duke u nxjerrë, analizuar dhe vlerësuar video-incizimet e marra nga kamerat e sigurisë, të cilat janë marrë në vendin e ngjarjes apo që ndërlidhen me vendin e ngjarjes, si dhe dëshmitë tjera materiale. Ekipi hetimor i përbërë nga zyrtarë të specializuar për këto raste, përfshirë zyrtarët e Hetimit të Krimeve të Rënda, ekipet e Forenzikës Qendrore, IT Forenzikës, zyrtarë të Inteligjencës, Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar, janë angazhuar maksimalisht në procesimin e të gjitha të dhënave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në komunikatë.

Policia thotë po ashtu se deri tani janë intervistuar disa dëshmitarë, si dhe janë pranuar disa informacione përmes kanaleve të sigurta të komunikimit.

“Deri në këtë fazë janë intervistuar disa dëshmitarë si dhe janë pranuar disa informacione përmes kanaleve të sigurta të komunikimit, të vendosura për këtë qëllim nga Policia e Kosovës (përmes: nr. të telefonit konfidencial, e-mail adresa, facebook etj.) Është kryer obduksioni ku edhe kemi rezultatet preleminare, sidoqoftë jemi në pritje të raportit përfundimtar”, thuhet në komunikatë.

Policia jep informacione edhe për veturën e djegur pas vrasjes së Ivanoviq.

“Në kuadër të veprimeve hetimore është identifikuar një veturë e djegur, e tipit Opel Astra ngjyrë hiri, veturë e cila dyshohet të jetë e përfshirë në këtë rast. Gjithashtu kemi arritur të gjurmojmë në nivel vendi por edhe ndërkombëtar të dhënat lidhur me qarkullimin si dhe pronarin/poseduesin e kësaj veture. Të gjitha aktivitetet janë koordinuar dhe kryer nën autoritetin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. Gjithashtu Policia e Kosovës paralelisht me veprime hetimore ka ndërmarrë masa në aspekt të shtimit të sigurisë, përfshirë shtimin e prezencës policore në disa lokacione të identifikuara si të ndjeshme, me qëllim të parandalimit të çfarëdo incidenti. Policia e Kosovës kërkon edhe më tej bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve dhe falënderon të gjithë ata për informacionet e ofruara deri më tani në adresë të Policisë përmes kanaleve tani më të publikuara”, thuhet në fund të komunikatës së Policisë. /Periskopi/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?