Policia jep detaje për aksidentin e rëndë zinxhiror në dalje të Fushë-Kosovës (Foto)

Sot në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, përkatësisht në rrugën nga fshati Mazgit drejt Fushë-Kosovës ka ndodhur një aksident i rëndë zinxhiror, ku kanë mbetur edhe disa persona të lënduar. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Periskopin se në këtë aksident janë përfshirë 10 vetura, si kamionë, vetura me targa vendore e të […]
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Periskopin se në këtë aksident janë përfshirë 10 vetura, si kamionë, vetura me targa vendore e të huaja dhe një veturë e Policisë së Kosovës.
Ai thekson se janë disa të lënduar të cilët janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin mjekësor.
“Policia e Kosovës, respektivisht njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradës tanimë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke i kryer të gjitha procedurat për hetimin e rrethanave dhe shkaqeve që kanë çuar deri tek ky aksident me lëndime trupore dhe dëme të konsiderueshme materiale”, ka deklaruar Hoxha për Periskopin.
Tutje Hoxha ka thënë se Policia në vazhdimësi ka bërë apel që vozitësit të kenë kujdes dhe të jenë vigjilent, pasi sipas tij shumë aksidente po përfundojnë me fatalitet kohëve të fundit./Periskopi/



















