Policia e Kosovës konfirmon: E kemi gjetur pronarin e fundit të veturës

Pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit në veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës dhe Porkuroria kanë filluar hetimet intensive lidhur me rastin. Aktualisht janë duke u analizuar disa filmime dhe makina e cila është gjetur e djegur pak minuta pas rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, e që dyshohet se e njejta makinë është shfrytëzuar gjat […]
Në një përgjigje për Periskopin, zëvëndës komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë deri në këtë fazë të hetimeve dihet se kush ka qenë pronari i fundit që e ka regjistruar automjetin, ndërsa se çfarë ka ndodhur më pas me automjetin ende nuk dihet.
“Është arrit me u kuptur deri ku pronari i fundit ka qenë. Por kjo është duke u hetuar dhe përpunuar nga hetuesit policor. Deri të pronari i fundit që ka qenë i regjistruar automjeti, dhe kjo vazhdon në mënyrë zingjirore që është përcjellë prej pronarit të parë se kush e ka ble dhe e ka shit, e kush e ka stërshit, dhe këto janë informacione të cilat unë nuk i disponoj dhe nuk kam të drejtë ti komentoj në këtë fazë të hetimeve.Janë çësthje ekzkulizivisht hetimore që po punoujnë prokurori në vazhdimësi”, ka thënë Besim Hoti për Periskopin.
Hoti ka treguar se aktualisht janë duke u analziuar të gjitha provat të cilat mund të shpiejn në gjetjen e autorëve të vrasjes së Oliver Ivanvoviqit.
“Pa ndërprë po punojnë në përpunimin e të gjitha të dhanave që i kanë, duke filluar nga gjirimet, filmimet, deklaratave dhe të gjitha ato që mund ti shërbëjë grupit hetimor si pjesë e zhvillimit hetimor”, është shprehur Hoti për Periskopin.
Hoti ka thënë se vendndodhja e pronarit i cili e ka pasur i fundit makinën është diku në Republikën e Serbisë.
Për këtë Hoti thotë se i kanë ndihmuar edhe organizata ndërkombëtare me të cilat ka bashkpunim Policia e Kosovës.
“Është gjetë numri i shasisë së veturës, dhe përmes asaj dhe organizatavë ndërkombëtare të cilat e ndihmojnë Policinë e Kosovës, kanë ardh shënime se ku e pa pas burimin kjo vetur, ku është prodhuar dhe kush ka qenë pronari i fundit. Pronari i fundit është gjetur diku me lokacion në Republikën e Serbisë, por çfarë më tutje unë nuk disponoj, sepse është çështje sensitive e hetuesve”ka sqaurar Hoti për Periskopin.
Hoti ka thënë se ende nuk dihet se kush e ka vozitur makinën në momentet e fundit.
“ Kjo pjesa finale se kush e ka vozitë momentin e fundit makinën nuk e dimë. Nuk mundem me i ditë unë në këtë fazë, sepse nuk jam hetues policor”, ka përfunduar Hoti për Periskopin.
Oliver Ivanoviq është vrarë me 16 janar të vitit 2018 afër zyrës së tij në veriun e Mitrovicës. Ngjarja ka nxitur reagimet të shumta, dhe si pasojë pala serbe ka ndërprerë edhe bisedimet me Kosovën në Bruksel, duke e kushtëzuar vazhdimin e tyre me zbardhjen e rastit të vrasjes së Ivanoviqit./Periskopi/












