Policia e Kosovës jep detaje lidhur me aksidentin e ndodhur në Prishtinë

Një person ka mbetur i lënduar, pas një aksidenti të ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën Ilir Konushevci në Prishtinë, raporton Persikopi. Personi i lënduar, siç burime zyrtare të Policisë së Kosovës i kanë thënë Periskopit, është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në aksident janë përfshirë gjithsejtë katër makina, dhe është dëmtuar gjithashtu dhe […]
Një person ka mbetur i lënduar, pas një aksidenti të ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën Ilir Konushevci në Prishtinë, raporton Persikopi.
Personi i lënduar, siç burime zyrtare të Policisë së Kosovës i kanë thënë Periskopit, është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Në aksident janë përfshirë gjithsejtë katër makina, dhe është dëmtuar gjithashtu dhe një objekti banimi që ishte në afërsi të rrugës.
“Rreth ores 20:30 , ne Rr.Ilir Konushevci ka ndodhur nje aksident trafiku me lëndime ku janë te përfshira 4 vetura. Veturat janë: VV Golf 3 ngjyre te bardhe AUDI A3 me ngjyre te hirit PASSAT 2 ngjyre te kuqe dhe BMW” ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, për Periskopin,
“ Sipas informacioneve qe kam deri tani, ne kete aksident eshte lenduar vetem nje person.I njejti eshte derguar per tretman mjekesor. nga ky aksident eshte demtuar edhe dera e hymjes se nje objekti qe gjendet ne rrugen e sipershnuar” ka sqaruar ajo për Periskopin./Periskopi/












