Policia e Kosovës flet për rastin e kërcënimit të deputetit Fisnik Ismaili

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një prononcim për Periskopin e ka konfirmuar rastin e kërcënimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili. Kelani ka treguar për Periskopin, që kanë pranuar një informatë që rreth orës 19:52 ka ndodhur një rast i kanosjes në rrugën “Ali Kelmendi” në Prishtinë, dhe menjëherë pas marrjes […]
Kelani ka treguar për Periskopin, që kanë pranuar një informatë që rreth orës 19:52 ka ndodhur një rast i kanosjes në rrugën “Ali Kelmendi” në Prishtinë, dhe menjëherë pas marrjes së informatës kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar deptuetin Ismaili.
“Mund te konfirmojmë që me datën 29.01.2018 rreth ores 19:52 eshte pranuar informata për nje rast kanosje të ndodhur ne rr. “Ali Kelmendi”-Prishitne. Njësia policore menjëhere ka shkuar në atë lokacion dhe ka takuar palën ankuese”, ka deklaruar Kelani për Periskopin.
Ai ka treaguar se pala e kërcënuar ka thënë se ka pranuar një mesazh kërcënues dhe se ndihet i kanosur.
“Pala ankuese ka deklaruar se ka pranuar mesazhe/foto kercenuese dhe ndihet i kanosur”, ka thënë Kelani për Periskopin.
Kelani ka potencuar se Policia e Kosovës lidhur me rastin ka angazhuar të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
“Policia ka ndermarr te gjitha masat e nevojshme policore lidhur me rastin. Vlen te potencohet se ne ate lokacion jane angazhuar edhe hetuesia dhe forenzika per te ndermarr te gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka përfunduar Kelani për Periskopin.
Periskopi ka kontkatuar edhe deputetin Ismaili lidhur me rastin. Ai ka thënë se do të prononcohet më vone pasi gjendet në polici./Periskopi/












