Policia e Kosovës: E shtëna ndaj vëllait të Rexhep Selimit është tentim vrasje

Policia e Kosovës e ka kategorizuar si tentim vrasje sulmin nda Islam Selimit, vëllait të deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi. Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës jep pak detaje nga ngjarja që ndodhi në Komoran të Drenasit mbrëmë rreth orës 20:00. “Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi […]

Policia e Kosovës e ka kategorizuar si tentim vrasje sulmin nda Islam Selimit, vëllait të deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës jep pak detaje nga ngjarja që ndodhi në Komoran të Drenasit mbrëmë rreth orës 20:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull shqiptar. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raportin 24 orësh.

Islam Selimi, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes në Kuvend, Rexhep Selimi ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Komoran të Drenasit, të premten në mbrëmje.

Burimet nga vendi i ngjarjes i kanë treguar KTV-së se Selimi i ka shkuar në shtëpi Xhevat Nuhës, me ç’rast ka pasur përplasje fizike mes tyre.

Nuha më pas e ka përdorur armën duke e plagosur Selimin, i cili ka marrë trajtim mjekësor në QKUK.

Policia e Kosovës e ka arrestuar Nuhën në vendin e ngjarjes. Motivet e përplasjes nuk dihen ende.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?