A po synohen trazira në Kosovë, flet eksperti amerikan Edward Joseph

A po synohen trazira në Kosovë, flet eksperti amerikan Edward Joseph

Eksperti i çështjeve të Ballkanit në Uashington, Edward Joseph, i cili e ka njohur personalisht Ivanoviç, tha se vrasja e politikanit serb të Kosovës mund të sjellë një tensionim të përgjithshëm të situatës në Kosovë, edhe pse rrethanat janë ende të paqarta.  Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Joseph tha se vrasjet me karakter […]

Eksperti i çështjeve të Ballkanit në Uashington, Edward Joseph, i cili e ka njohur personalisht Ivanoviç, tha se vrasja e politikanit serb të Kosovës mund të sjellë një tensionim të përgjithshëm të situatës në Kosovë, edhe pse rrethanat janë ende të paqarta.

 Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Joseph tha se vrasjet me karakter etnik kanë prirje të sjellin pasoja politike serioze dhe të shkaktojnë trazira në këtë pjesë të Kosovës.

“Incidentet e këtij lloji mund të rrisin tensionet ndëretnike në këtë zonë, ashtu siç ka ndodhur edhe në vitet 2004 dhe 2012, kur vrasja ose plagosja e një personi nga një grup tjetër etnik shkaktoi trazira politike”.

Ai tha se pasojat do të varen edhe nga përkatësia etnike e autorëve të vrasjes.

“Nëse autori i vrasjes është shqiptar, kjo mund të atëherë kjo mund të nxisë reagime të mëdha nga serbët dhe mund të shkaktojë trazira në veri të Mitrovicës. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tashmë ka thënë se sulmi ndaj Oliver Ivanociçit është një sulm ndaj gjithë Serbisë dhe delegacioni serb në bisedimet me Kosovën në Bruksel u largua nga bisedimet. Pra, nëse hetimet dalin në përfundimin se vrasja është bërë nga shqiptarët, kjo do të zëmëronte serbët dhe do të shkaktonte tensione ndëretnike”.

Joseph shtoi se nëse hetimet dalin në përfundim se vrasja nuk është bërë nga shqiptarët por ishte thjeshtë një luftë mes serbëve, atëherë nuk duhet të nxisë tensione ndëretnike.

“Prandaj, është mirë që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dënuar vrasjen dhe është zotuar se autorët e saj do të gjenden”, tha eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit Edward Joseph.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?