Pesë gabimet që po thuhen për ndotjen e ajrit, sipas ekspertit

Pesë gabimet që po thuhen për ndotjen e ajrit, sipas ekspertit

Eksperti për çështje të mjedisit, Luan Shllaku, përmes një statusi në “Facebook” ka dhënë sqarime në lidhje me ndotjen e ajrit në Prishtinë. Ai e ka vlerësuar faktin që qytetarët e Kosovës e kanë bërë temë diskutimi çështjen e ndotjes së ajrit, mirëpo sipas tij ka shumë paqartësi dhe gabime kur po diskutohet për këtë […]

Eksperti për çështje të mjedisit, Luan Shllaku, përmes një statusi në “Facebook” ka dhënë sqarime në lidhje me ndotjen e ajrit në Prishtinë.

Ai e ka vlerësuar faktin që qytetarët e Kosovës e kanë bërë temë diskutimi çështjen e ndotjes së ajrit, mirëpo sipas tij ka shumë paqartësi dhe gabime kur po diskutohet për këtë dukuri.

Ai ka renditur 5 gabime që po bëhen ditëve të fundit nga ata që po flasin për këtë çështje, përfshi edhe ministren, gazetarët si dhe ekspertët e mjedisit.

“Është plotësisht e gabuar të mendohet (dhe veprohet) në drejtim të zëvendësimit të qymyrit që e djegim ne amvisni me dru. Tashmë ju kam sjellë dëshmi se druri është ndotës shume më i madh se qymyri”, ka shkruar Shllaku në “Facebook”.

Reagimi i Shllakut vjen pas ngritjes së shqetësimeve nga qytetarët e aktivistët rreth ndotjes së ajrit në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë.

Përveç KEK-ut për ndotjen e ajrit fajësohen edhe automjetet e shumta në trafik si dhe djegia e qymyrit nga amvisëritë dhe institucionet e ndryshme për ngrohje.

Për të luftuar ndotjen e ajrit, KALLXO.com fton qytetarët të raportojnë të gjitha rastet e ndotjes nga djegia e qymyrit.

Për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit në kryeqytet, në Fushë-Kosovë dhe Obiliq, institucionet kanë nisur të marrin më me seriozitet këtë problem.

Më poshtë mund ta shihni shkrimin e plotë të Luan Shllakut:

Me ne fund qytetaria e përbashkuar Kosovare ia doli ta sjell ne spikame një çështje shume te rëndësishme per vendin: cilësia e ajrit ne Prishtine. E shoh se gjithkush prononcohet për këtë problem, dhe se ai vazhdon te mbahet ne vendin e pare (apo afër te parit) ne top-listën (diskursin) politike!

Ama, e shoh se ka shume paqartësi dhe gabime kur flitet per kete dukuri. Pese gabime me te shpeshta qe i bëjnë – nga Ministrja deri te gazetaret dhe “ekspertet e mjedisit” këto dite, janë:

  1. Flitet për shkaktaret e mundshëm te këtyre episodeve duke e relativizuar rolin e secilit nga ta: adresohen termocentralet sikur te ishin kontribuues te barabartë me trafikun dhe nxehjen ne amvisni, gjë qe e sjell një fotografi plotësisht te shtrembëruar te realitetit. Ta dini se vetëm ne një dite te vetme termocentralet djegin qymyr aq sa djeg e tere Prishtina gjate një sezoni dimëror! Tymi nga auspuhet e makinave dhe oxhaqet e shtëpive vështirë mund te arrije deri te stacioni matës qe është i vendosur shume me lartë, ne Dragodan. Bëreni një prove: shiheni koncentrimin e grimcave ne aps-in tuaj AirVisual atëherë kur era qe frynë nga TC-te shkon ne drejtim te kundërt me Prishtinën. Koncentrimi do te jete shume me i vogël. E kam bere këtë prove – ashtu me doli! 
  1. Është plotësisht e gabuar te mendohet (dhe veprohet) ne drejtim te zëvendësimit te qymyrit qe e djegim ne amvisni me dru. Tashme ju kam sjelle dëshmi se druri është ndotës shume me i madh se qymyri (shiheni një status timin te para një muaji ku i sjelli disa argumente). 
  2. Roli i trafikut është shume i rëndësishëm, aq me shume kur dimë se kemi ndërmarr shume hapa te gabuar ne këtë drejtim, si importi i makinave te vjetra dhe mos aplikimi i standardeve europiane qe e kufizojnë shkarkimin e gazrave. Por, ne episodet ndotëse si kjo, do te ishte kot ta ndalonim qarkullimin ne ndonjë rruge te caktuar kur termocentralet vazhdojnë te punojnë te pa-penguara! Nuk do te vërenim ndonjë efekt te rëndësishëm ne matjet qe bëhen ne Dragodan, aq me shume kur dimë se ky matës është shume mbi nivelin e gypit shkarkues te makinave. Ne situata klimatologjike si kjo qe kemi këto dite, nuk ka fare përzierje te ajrit, sepse nuk ka fare rrymim te tij! 
  3. Qershia mbi torte – aq shume e përsëritur nga ata qe e kane tere mandatin e botes për te na shpëtuar nga kjo situate – është qe me ndërtimin e termocentralit te ri Kosova e re, situata mjedisore do te përmirësohet!!! Thuajse po ndërtojmë filtra e jo tymtarë! A mund ta imagjinoni situatën kur ne e shtojmë një fabrike ndotëse te re, qe emiton gazra dhe grimca helmuese (kjo e dyta shume me pak), dhe me këtë pune situata e përgjithshme përmirësohet dukshëm! Unë e di se zbuluesit e kësaj teorie fatale, e mendojnë situatën qe ndërlidhet me ndaljen e Kosoves A pasi te lëshohet ne pune Kosova e re, por pse duhet një situate hipotetike, kur lirohemi me ne fund nga nje ndotës ta sjell ndotësin tjetër për ta zëvendësuar! Cfare logjike! 
  4. Askush nuk e bene ndërlidhjen e problemit aktual me kushtet meteorologjike qe dominojnë ne dimër, te cilat janë shkaktari numër një i paraqitjes se episodeve ekstreme si kjo e këtyre ditëve. Nëse do ta kuptonim me mire këtë ndërlidhje atëherë do te përgatiteshim shume me pare për këto situata; ngjashëm me planet qe i bëjmë gjate verës për pastrimin e bores nga rrugët. Pse mos te planifikojmë qe ta kemi Kosoven A ose B te ndalur gjate dy muajve problematik dimëror, duke siguruar energji ne ato muaj nga importi? 

Kam frike nga masat qe dalin nga mos-njohja e “patologjisë” se këtij problemi. Me këmbëngulje përsëriten këto keq-kuptime, për te mos i quajte ndryshe, te cilat sjellin masa te gabuara, siç ishte ajo komedia me zbrazjen e një krahë dru (te konfiskuara) ne oborr te një qerdheje, për ta zëvendësuar qymyrin! O tempora o mores!

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?