Pentagoni: Forcat Demokratike Siriane kanë lëvizur për t’iu përgjigjur sulmeve turke

Forcat Siriane Demokratike (SDF) të mbështetura nga SHBA dhe të dominuara nga grupi i Njësisë Mbrojtëse të Popullit të Kurdëve Sirianë (YPG) kanë filluar të lëvizin në veri të Sirisë duke iu përgjigjur operacionit ushtarak turk i quajtur “Dega e Ullirit”, deklaroi Pentagoni. “Ne jemi të vetëdijshëm se SDF ka lëvizur forcat e saj në […]
“Ne jemi të vetëdijshëm se SDF ka lëvizur forcat e saj në përgjigje të tensioneve të fundit, megjithatë kjo nuk ishte nën drejtimin e koalicionit,” tha zëdhënësi i Pentagonit, Adrian Rankine-Galloway për “Hurriyet” më 30 janar, transmeton Periskopi.
Zëdhënësi nuk dha detaje të tjera në lidhje me ripozicionimin e lokacionit por ai tha se “këto lëvizje nuk janë përcjellur nga mbështetësit e koalicionit,” duke iu referuar koalicionit të SHBA-së të cilët kishin luftuar kundër Shtetit Islamik të Irakit dhe Levantit (ISIL).
Mbështetja e SHBA-së për YPG ka krijuar një vijë ndarëse midis Uashingtonit dhe Ankarasë që kur Turqia e konsideron YPG si një grup terrorist për lidhjet e saj me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
“Ne jemi të angazhuar plotësisht për të punuar me aleatët tanë turq për të de-eskalizuar tensionet përgjatë kufirit turko-sirian dhe për të siguruar humbjen e qëndrueshme të ISIS,” tha Galloway duke përdorur një akronim tjetër për ISIL./Periskopi/












