PDK në Gjilan dëshiron të mbetet në opozitë, është kundër bisedimeve me LDK-në për koalicion

PDK në Gjilan dëshiron të mbetet në opozitë, është kundër bisedimeve me LDK-në për koalicion

PDK-ja në Gjilan, sipas një anëtari të kryesisë së saj dëshiron të mbetet në opozitë. Riad Rashiti, anëtar i Kryesisë së PDK-së në Gjilan ka thënë për KALLXO.com se në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së shumica kanë votuar kundër fillimit të bisedimeve për koalicion me LDK-në. “E kemi pasur një kërkesë me shkrim prej Lutfi […]

Riad Rashiti, anëtar i Kryesisë së PDK-së në Gjilan ka thënë për KALLXO.com se në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së shumica kanë votuar kundër fillimit të bisedimeve për koalicion me LDK-në.

“E kemi pasur një kërkesë me shkrim prej Lutfi Hazirit për takim për të biseduar për koalicion. PDK-ja ka pasur takim të kryesisë, shumica absolute kanë qenë kundër fillimit të bisedimeve, nuk kanë pranuar as të negociohet për koalicion, sepse janë të përcaktuar për me mbetë në opozitë në mandatin që po fillon tash”, ka theksuar Rashiti.

Ai më tej ka shtuar se një numër i vogël i anëtarëve të kryesisë kanë dashur që ta shqyrtojnë mundësinë që u është ofruar prej Lutfi Hazirit.

Para pak ditësh Lutfi Haziri, kryetari i Gjilanit ka njoftuar se në një takim të Kryesisë së Degës së LDK-së u caktua një ekip i cili do të merret me diskutime me partitë politike për koalicionin.

Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit Haziri nga LDK-ja kishte shkuar në balotazh me Sami Kurteshin e VV-së, të cilin e mposhti bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve me 19 nëntor 2017.

Lutfi Haziri u zgjodh kryetar i Gjilanit edhe për një mandat me 63.97 për qind të votave, ose 21 mijë e 67 vota.

Në Kuvendin Komunal të Gjilanit me 35 ulëse, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit LDK ka fituar 11 asamblistë, VV 7, PDK 6, AAK 4, NISMA 2, AKR 2, KDTP 1, VATRA 1 dhe Lista Serbe 1.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?