PDK-ja shkarkon nga partia vajzën e bashkëluftëtarit të Adem Jasharit (Foto)

Në mesin e të 7 asamblistëve të shkarkuar me vendimin e degës së PDK-së në Skenderaj që udhëhiqet nga Sami Lushtaku, është edhe vajza e Zenun Kodrës, bashkëluftëtarit të Adem Jasharit. Të martën, kur Kryesia e PDK-së në Skenderaj vendosi që të shkarkonte shtatë asamblistë të saj, në mesin e të shkarkuarve ishte edhe nënkryetari […]
Në mesin e të 7 asamblistëve të shkarkuar me vendimin e degës së PDK-së në Skenderaj që udhëhiqet nga Sami Lushtaku, është edhe vajza e Zenun Kodrës, bashkëluftëtarit të Adem Jasharit.
Të martën, kur Kryesia e PDK-së në Skenderaj vendosi që të shkarkonte shtatë asamblistë të saj, në mesin e të shkarkuarve ishte edhe nënkryetari i degës, Bekim Haxhiu.
Haxhiu akuzoi kryetarin e degës Sami Lushtakun, se qëndron prapa vendimit për të shkarkuar atë dhe shtatë asamblistët komunal.
Në një postim të sotëm në rrjetin social Facebook, Zenun Kodra ka publikuar një fotografi të tijën në shoqëri me komandantin e ndjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.












