Pasuria milionëshe e veteranit Nasim Haradinaj (Dokument)

Pasuria milionëshe e veteranit Nasim Haradinaj (Dokument)

Nasim Haradinaj u bë temë e secilës media muajve të fundit pasi u përplas si mysafir në Kuvendin e Kosovës me disa deputetë, e më pas ai u inkuadrua edhe direkt në krijim të agjendave. Pasi nisi një debat për kundërshtimin e Speciales, ai bëri gati opinionin për dorëzimin e një kërkesë në Kuvend që […]

Pasi nisi një debat për kundërshtimin e Speciales, ai bëri gati opinionin për dorëzimin e një kërkesë në Kuvend që kërkonte ta bënte pikërisht këtë gjë, shkruan gazetametro.net.

Ai e dorëzoi këtë dhe ua mundësoi liderëve institucionalë që të veprojnë duke u nisur nga kjo kërkesë e cila mori përkrahjen e deputetëve.

Nga liderët kosovarë u përkrah, por iniciativa e cila burimin e ka nga Nasim Haradinaj dhe anëtarët e tjerë të OVL-UÇK u kundërshtua ashpër nga ndërkombëtarët, e sidomos nga ambasadori amerikan.

Delawie kishte kundërshtuar ashpër këtë nismë duke e konsideruar si ‘thikë pas shpine për Amerikën’, e i cili reagim solli tërheqjen e Kadri Veselit. Por, jo të gjithë u tërhoqën, pasi nisma akoma është gjallë.

Nasim Haradinaj nuk tërhiqej nga ngulmimi për të çuar në vend ‘vullnetin e deputetëve’, e për këtë disa ditë më parë u deklarua sërish, por duke përdorur fyerje ndaj diplomatit më me ndikim në Kosovë, atij amerikan, shkruan gazetametro.net.

Kjo ngjalli reagim ndaj Haradinajt, bile erdhi edhe distancimi i të gjithë fytyrave publike. Disa madje e kritikonin se po bëhet njeriu që po do ta mbajë Kosovën në izolim, ndërkohë që vetë ka familjen në Suedi dhe zotëron miliona.

Në raportet e deklarimit të pasurisë të fillimit të vitit të shkuar, rezulton se Nasim Haradinaj ka pasuri gati 5 milionë euro, apo thënë saktë 4.511.500 euro.

Haradinaj ka deklaruar 4 milionë e 400 mijë euro tokë të privatizuar. Po ashtu, tokë të trashëguar Haradinaj ka në vlerë 90 mijë euro.

Po ashtu, nënkryetari i OVL ka një veturë 11 mijë euroshe dhe një traktor që e ka vlerësuar 10 mijë e 500 euro.

E për gjithë këto të ardhura Haradinaj nuk ka deklaruar më shumë të hyra se sa nga një punë, ajo në Komunën e Deçanit ku është drejtor, dhe merr jo më shumë se 7 mijë e 900 euro në muaj.

Ndërkohë, ai ka deklaruar edhe obligime financiare prej hiç më pak se 80 mijë eurove. Haradinaj ka deklaruar se ka kredi 60 mijë euro në TEB bank ndërkaq 20 mijë në Pro Credit Bank.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?