Partitë politike nëse nuk i kompensojnë borxhet, i pret ky dënim

Partitë politike nëse nuk i kompensojnë borxhet, i pret ky dënim

Partitë politike pa përjashtim proklamojnë shtetin ligjor. Por kur vet bijnë ndesh me ligjin, u shmangen detyrimeve që krijojnë ndaj shtetit. Kështu ndodhë sidomos kur vije puna te pagesa e dënimeve që marrin gjatë zgjedhjeve. Për shkak të mosshlyerjes së borxheve me kohë, disa prej tyre rrezikojnë të marrin dënime shtesë nga Paneli Zgjedhor për […]

Partitë politike pa përjashtim proklamojnë shtetin ligjor. Por kur vet bijnë ndesh me ligjin, u shmangen detyrimeve që krijojnë ndaj shtetit. Kështu ndodhë sidomos kur vije puna te pagesa e dënimeve që marrin gjatë zgjedhjeve.

Për shkak të mosshlyerjes së borxheve me kohë, disa prej tyre rrezikojnë të marrin dënime shtesë nga Paneli Zgjedhor për Shtresa dhe Parashtresa.

Borxhi i përgjithshëm i partive është 257.450 euro. Kjo shifër është krijuar vetëm nga gjobat e shqiptuara për shkelje të kodit të mirësjelljes gjatë zgjedhjeve lokale të 22 tetorit të vitit të kaluar.Partitë deri më tani kanë paguar vetëm 93.900 euro, kështu duke detyruar PZAP-në që t’iu jep ultimatum subjekteve politike që deri në fund të këtij muaji t’i shlyejnë borxhet e tyre.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP-i) i ka paralajmëruar te gjitha subjektet politike te cilat nuk i kane paguar gjobat ne përputhje me afatin e përcaktuar me vendimin e PZAP-it për Zgjedhjet Lokale te 22 tetorit 2017 dhe ju ka dhëne edhe një afat shtesë prej 15 ditëve duke filluar prej datës 17.01.2018 deri me datën 31.01.2018”, tha kryesuesi i Sekretariatit në PZAP, Mulë Desku për AktivPress.

“Nëse subjektet politike nuk i paguajnë gjobat edhe pas këtij afati te ofruar nga PZAP-it brenda afatit te përcaktuar dhënë me këtë shkrese paralajmëruese për ti paguar gjobat, PZAP-i ka te drejte dhe obligim qe ne baze te nenit 120, paragrafi 2. Të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme – LZP-së, te shqiptoj dënim shtesë”, shtoi Desku.

Subjekti i cili prin në listën dënimeve me gjobë prej 78.550 euro, është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila për më shumë se tre muaj nuk ka paguar as edhe një cent.

Për këto dënime të PZAP-së kishte reaguar edhe lideri i LDK-së Isa Mustafa, i cili i ka quajtur plaçkitje të partive politike.

“Dënimet janë për të shërbyer si mjet edukativ. Ndërkaq këto dënime po përngjajnë më shume në një plaçkitje të partive politike”, kishte thënë Mustafa.

Ndërkaq pas LDK-së vije Partia Demokratike e Kosovës me 33.600 euro, ku nga kjo shumë ka paguar vetëm 1 mijë e 350 euro. Më pas lista vazhdon me AAK-në, e ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Alternativa.

Ndërsa, subjektet që janë treguar më korrekte sa i përket pagesës së gjobës janë: NISMA, AKR-ja, Lista Serbe, KDTP, PDAK, LB, PLE dhe GISDP.

Shkeljet më të shpeshta gjatë fushatës zgjedhore kanë qenë vendosja e posterave në hapësira publike , tentativa për pengim të mbajtjes së tubimeve publike, ankesa lidhur me vendosjen e tendave në hapësira publike dhe në disa tubime elektorale përfshirja e fëmijëve ne fushatë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?