Papa ndjen “dhimbje dhe turp” për skandalin e abuzimeve seksuale në Kili

Papa Francis ka thënë se ndjen “dhimbje dhe turp” mbi skandalin e abuzimeve seksuale të cilat kishin ndodhur në kishën katolike në Kili. Papa ju kërkoi gjithashtu edhe priftërinjve që t’ju kërkojnë falje viktimave të abuzuar seksualisht. Ai këtë deklaratë e bëri gjatë vizitës së tij të parë në Kili, raporton “BBC”, transmeton Periskopi. Papa […]
Papa ju kërkoi gjithashtu edhe priftërinjve që t’ju kërkojnë falje viktimave të abuzuar seksualisht.
Ai këtë deklaratë e bëri gjatë vizitës së tij të parë në Kili, raporton “BBC”, transmeton Periskopi.

Papa u kritikua në Kili për vendimin e tij ku ai kishtë caktuar një peshkop që akuzohej për mbulimin e një abuzimi sekual të kryer nga një prift.
Papa Françesku ka thënë në të kaluarën se trajtimi me abuzimin është jetësor për besueshmërinë e kishës dhe se sanksionet duhet të vendosen kundër autorëve.
Por kritikët në Kili thonë se ai nuk arriti t’i përgjigjet kërkesës së tyre për të shqyrtuar emërimin e Juan Barros si peshkopi i Osornos.
Nën udhëheqjen e Papa Francis, një komitet i Vatikanit është ngritur për të luftuar abuzimin seksual dhe për të ndihmuar viktimat, por viktimat kiliane të abuzimit seksual thonë se nevojitet më shumë transparencë./Periskopi/












