Pacolli: Do të reduktojmë makinat që futen në kryeqytet dhe do të ndalojmë përdorimin e qymyrit

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka thënë se do të provojnë që të reduktojnë numrin e makinave të cilat futen gjatë ditës në kryeqytet, si dhe do të përpiqen që të ndalojnë përdorimin e qymyrit si lëndë djegës edhe nëpër lokalet afariste. “Si preventive ne kemi cekë disa pika që do të ishte […]
“Si preventive ne kemi cekë disa pika që do të ishte sado pak një preventive për marrjen e masave, Ne si bashkëveprues në këtë çështje kemi diskutuar ndalimin e automjeteve që futen në qytet. Deri në 120 mijë automjete futen në qytet, dhe do të shohim se si do të organizojmë këtë çështje”, ka deklaruar Pacolli në konferencën e jashtëzakonshme të organizuar nga Komuna e Prishtinës pas nivelit ekstrem të ndotjes në kryeqytet, raporton Periskopi.
Pacolli ka thënë se inspektorët e Komunës së Prishtinës po punojnë që të ndalojnë përdorimin e qymyrit nëpër biznese që funksionojnë ne Prishtinë.
“Si dhe organizimi tjetër që ka të bëjë përdorimin e thëngjillit, kemi inspeksionet tona në qytet për parandalimin qymyrit nëpër bizneset në qytetin e Prishtinës. Kjo ishte ajo se çfarë ne kemi diskutuar dhe jo për shumëçka kemi edhe mbështetje ligjore”, ka përfunduar Pacolli./Periskopi/












