Pacolli: Po të isha në Kosovë atë ditë, do të votoja kundër vendimit për rritje pagash

Zëvëndëskryeministri i Republikës së Kosovë, Behxhet Pacolli, ka thënë se vendimi i Haradinajt për rritjen e pagave ka qenë një vendim i ngutshëm i cili nuk do të duhej të ndodhte. Pacolli në Rubikon ka thënë se po të ishte në Kosovës atë ditë kur u mor vendimi, do të votonte kundër rritjes së pagave. […]
Zëvëndëskryeministri i Republikës së Kosovë, Behxhet Pacolli, ka thënë se vendimi i Haradinajt për rritjen e pagave ka qenë një vendim i ngutshëm i cili nuk do të duhej të ndodhte.
Pacolli në Rubikon ka thënë se po të ishte në Kosovës atë ditë kur u mor vendimi, do të votonte kundër rritjes së pagave.
“Shyqyr që skam marrë pjesë në atë votim sepse do të votoja kundër. Mendoj se është një vendim i ngutshëm”, ka deklaruar Pacolli, shkruan Periskopi.
Vendimin për rritje pagash të Haradinajt po e konsideron si të jashtëligjshëm edhe Agjencia Kundër Korrupsionit./Periskopi/












