Pacolli në Romë: Kosova ofron mundësi të shkëlqyera për ndërmarrësit tuaj

Pacolli në Romë: Kosova ofron mundësi të shkëlqyera për ndërmarrësit tuaj

Dita e dytë e vizitës së ministrit të jashtëm dhe zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ftuar kompanitë italiane në fusha si ato të tekstileve, etj, që të hapin fabrikat e tyre edhe në Kosovë krahas Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, duke pasur parasysh një popullsi të re dhe krahun e […]

Dita e dytë e vizitës së ministrit të jashtëm dhe zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ftuar kompanitë italiane në fusha si ato të tekstileve, etj, që të hapin fabrikat e tyre edhe në Kosovë krahas Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, duke pasur parasysh një popullsi të re dhe krahun e punës të përgatitur.

Pacolli nisi me një mëngjes pune me, Licia Mattioli, zëvendëspresidente për Ndërkombëtarizim dhe Camilla Cionini Visani, drejtoreshë për Çështje Ndërkombëtare, Konfindustria.

Konfindustria është organizata më e madhe e biznesit italian që grupon afro 150 mijë kompani nga sektorë si industria, shërbimet, tregtia, etj, me afro 4.5 milionë të angazhuar.

Gjatë bisedës së punës, numri dy i qeverisë së Kosovës i njohu bashkëbisedueset me legjislacionin shumë të favorshëm të Kosovës për ndërmarrësit në përgjithësi dhe ata italianë në veçanti.

Ministri i Jashtëm Pacolli e përshkroi mjedisin biznesor të krijuar në vend si njërin nga më dinamikët falë reformave të ndërmarra në sektorë të ndryshëm, duke e bërë Kosovën në 10 vendet më reformatorë të botës.

Tutje, ai ftoi kompanitë italiane në fusha si ato të tekstileve, etj, që të hapin fabrikat e tyre edhe në Kosovë krahas Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit,  duke pasur parasysh një popullsi të re dhe krahun e punës të përgatitur. Ai i ftoi kompanitë italiane që të asistojnë Kosovën, me projekte, duke vënë në lëvizje fondet e shumta, që Bashkimi Evropian ofron për Kosovën.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jahstme, numri dy i Konfindustrisë, i prezantoi zëvendëskryeministrit të Kosovës interesimin e kompanive që bëjnë pjesë në shoqatën, që ajo drejton për tregje të reja.

Konfindustria ka kompani që vijnë nga 22 sektorë që kalojnë nga minierat, tek moda, përpunimi i metaleve, etj. Në planet e Konfindustrias është hapja e degëve të kësaj shoqate në vendet e rajonit.

Duke folur për tregun ushqimor të Kosovës dhe rajonit, ministri Pacolli tha: “Ne importojmë një miliardë euro produkte ushqimore nga Serbia, dhe ne jemi të interesuar, që Italia të rrisë praninë në tregun tonë me produktet e saj të mrekullueshme. Për këtë arsye, ne jemi të interesuar, që në Kosovë të krijohen platforma agro-ushqimore për gjithë rajonin, me angazhimin e kompanive italiane të markave më të mira”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?