Pacolli mungon për herë të katërt para Komisionit për Punë të Jashtme

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli për herë të katërt nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës për raportim në Komisionin për Punë të Jashtme. Kryetarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani ka thënë se ai ka dërguar një letër komisionit ku ka thënë se data e dakorduar përkon me vizitat që i ka […]
Kryetarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani ka thënë se ai ka dërguar një letër komisionit ku ka thënë se data e dakorduar përkon me vizitat që i ka jashtë vendit dhe se për këtë nuk mund të raportojë, raporton Koha Ditore.
Sipas saj në letër ka thënë se do të raportojë në një datë tjetër.
Pas kësaj Osmani ka shfaqur pakënaqësi lidhur me anulimet e udhëtimeve jashtë vendit, duke e quajtur këtë izolim të padrejtë të Komisionit.












