Oxhaku që tymos zi është i kompanisë “Pastrimi”, ka dyshime se digjen edhe goma (Video)

Periskopi raportoi dje për një oxhak në lagjen “Emshir” që tymos vazhdimisht tym të zi në hapësirën ajrore të kryeqytetit. Megjithëse, në bazë të informacioneve të qytetarëve, u raportua se oxhaku ishte i një restoranti, kjo del të jetë e pasaktë, pasi që oxhaku që ndotë ajrin e Prishtinës është e një objekti të Kompanisë […]
Megjithëse, në bazë të informacioneve të qytetarëve, u raportua se oxhaku ishte i një restoranti, kjo del të jetë e pasaktë, pasi që oxhaku që ndotë ajrin e Prishtinës është e një objekti të Kompanisë “Pastrimi”, shkruan Periskopi.
Punëtorë të restorantit kanë xhiruar oxhakun e objektit të tyre, duke vërtetuar se nuk është oxhaku i restorantit ai që po tymos në ajër tymin e zi.
Qytetarët e lagjes thonë për Periskopin se ky oxhak është jashtëzakonisht ndotës për ajrin, duke shprehur dyshimet e tyre se aty digjen edhe goma, jo vetëm thëngjill.
Institucionet e vendit tashmë janë alarmuar nga gjendja skajshmërisht e rrezikshme që është krijuar me uljen e temperaturave dhe nevojën e qytetarëve për të ngrohur hapësirat e tyre të banimit.
Ndërkaq, për nesër është paraparë edhe mbajtja e një proteste si pakënaqësi ndaj gjendjes mjedisore në kryeqytet. /Periskopi/












