Nxënësi vë në siklet deputetët e Kosovës kur pyet për vizat

Nxënësi vë në siklet deputetët e Kosovës kur pyet për vizat

Një nxënës i një shkolle të mesme të ulët nga Deçani i ka vënë në siklet disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, gjatë një takimi sot në ndërtesën e Kuvendit. Një grup i nxënësve të shkollës “Lidhja e Prizrenit” nga Deçani kanë ardhur sot në Prishtinë për të aplikuar për vizë britanike për një vizitë […]

Një nxënës i një shkolle të mesme të ulët nga Deçani i ka vënë në siklet disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, gjatë një takimi sot në ndërtesën e Kuvendit.

Një grup i nxënësve të shkollës “Lidhja e Prizrenit” nga Deçani kanë ardhur sot në Prishtinë për të aplikuar për vizë britanike për një vizitë që do t’ia bëjnë ishullit meqë janë përzgjedhur si nxënësit më të mirë të komunës.

Kuvendi i Kosovës u ka hapur këtyre nxënësve për të marrë pjesë në një mbledhje të Komisionit Parlamentar për Administratë Publike e Media.

Nënkryetarja e këtij Komisioni, Xhevahire Izmaku (PDK), u foli nxënësve për mundësinë që ata kanë për ta vizituar institucionin që i bën ligjet e vendit, mundësi të cilën ajo tha se nuk e ka pasur kur ka qenë në moshën e vizitorëve të vegjël.

“Në moshën e juaj s’kam pasur mundësi të vizitoj Kuvendin për shkak te situatës tjetër. E kam një mesazh: mësoni, zhvillonu, mos e keni synim me qenë politikanë”, tha Izmaku.

Arban Abrashi nga PDK u uroi sukses nxënësve në turin e tyre në Angli.

“Keni me qenë pasqyre e jonë atje, shfrtyëzojeni në maksimum dhe ato të mira qe keni me i marrë atje, me i sjellë në Kosovë e Deçan”, tha Abrashi.

Por njëri nga nxënësit nuk u impresionua nga mundësia për ta vizituar Kuvendin apo lëvdatat që morën nga deputetët.

Derti i tij ishte lajmi që presin shumica e kosovarëve për liberalizim të vizave, çështje e cila është në duar të deputetëve.

“E kam një pyetje të drejtpërdrejtë, a është afër liberalizimi i vizave, sepse e dimë qe ka komplikime në marrjen e vizave e deshtëm me ditë”, tha njëri nga nxënësit.

“Mos na shti në këto ujëra”, ishte përgjigja e shkurtër e kryetarit të Komisionit, Nait Hasani, deputet i PDK-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?