Notat në ditar më nuk do të vihen me numra, kjo është metoda e re

Notat në ditar më nuk do të vihen me numra, kjo është metoda e re

Nota 5 në libreza të nxënësve tashmë është zëvendësuar me “arritje të plotë të rezultateve”. Nxënësit e klasave të para dhe të dyta nuk janë notuar numerikisht. Mësimdhënësja Selvete Mujaj ka bërë të ditur se në shkollën “Faik Konica”, ka filluar së aplikuari vlerësimi përshkrues sipas udhëzimit administrativ, duke treguar kështu përshkrimin për secilin nivel […]

Mësimdhënësja Selvete Mujaj ka bërë të ditur se në shkollën “Faik Konica”, ka filluar së aplikuari vlerësimi përshkrues sipas udhëzimit administrativ, duke treguar kështu përshkrimin për secilin nivel të nxënësit.

E psikologia e shkollës thotë se ky vlerësim nga nxënësit ende është i panjohur dhe ndoshta i papranueshëm, meqë kryesisht klasat e para dhe të dyta janë të prira të notohen me notat 4 ose 5.

Por, sipas saj, kjo formë u mundëson edhe prindërve që të kërkojnë më shumë llogari nga mësimdhënësit për rezultatin e fëmijëve të vet.

Edhe në shkollën model “Qamil Batalli”, po aplikohet ky vlerësim.

Sipas prindërve, kjo është në të mirë të fëmijëve, por që ende as ata nuk po e kuptojnë mirë konceptin e këtij vlerësimi.

E, sipas zyrtarëve të shkollës, deri tash nuk është paraqitur asnjë ankesë nga prindërit, çka do të thotë se vlerësimi është pranuar mirë.

Mustafë Kadriu, udhëheqës i Divizionit për Vlerësim në Ministrinë e Arsimit, ka thënë se nuk bëhet fjalë për eksperiment, ndaj dhe kjo formë e vlerësimit të nxënësve do të vazhdojë.

Klasat e para dhe të dyta, përveç gjatë orës mësimore, këtë lloj vlerësimi do ta kenë në vazhdimësi.

Ndryshimi i vetëm do të jetë se kur të përfundohet edhe klasa e dytë, nxënësit suksesin do ta kenë me shkronja.
Shkronja A, tregon nivelin e lartë të mësimnxënies deri te shkronja C, ku tregon për sukses të mjaftueshëm për nxënësit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?