Një malazez u abuzua seksualisht nga një gjakovar, policia malazeze kërkon sqarim

Policisë së Gjakovës, të dielën u erdhi një kërkesë zyrtare nga kolegët e tyre malazezë. Këta të fundit duan që të informohen rreth rastit të shtetasit të tyre, L.G nga Mali i Zi, i cili i ka deklaruar autoriteteve të atjeshme se është mbajtur për muaj në Gjakovë nga E.G, njofton Klan Kosova. Sipas malazezit, […]
Policisë së Gjakovës, të dielën u erdhi një kërkesë zyrtare nga kolegët e tyre malazezë.
Këta të fundit duan që të informohen rreth rastit të shtetasit të tyre, L.G nga Mali i Zi, i cili i ka deklaruar autoriteteve të atjeshme se është mbajtur për muaj në Gjakovë nga E.G, njofton Klan Kosova.
Sipas malazezit, E.G fillimisht kishte kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë, por me pas ai e ka mbajtur të mbyllur dhe ka abuzuar seksualisht me të.
Mirëpo, Kristë Gjoka nga Policia e Gjakovës thotë se në rastin që është raportuar në stacionin e Gjakovës, nuk është njoftuar se ka pasur dhunë nga asnjëra palë. Sipas tij, shtetasi kosovar është ankuar se po e shantazhon ish i dashuri i tij nga Mali i Zi.












