Një 22-vjeçar shqiptar vritet nga bashkëpunëtori hajdut në Itali

Një 22-vjeçar shqiptar vritet nga bashkëpunëtori hajdut në Itali

  Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht në Itali. Aurel Xhili 22-vjeçar u vra aksidentalisht nga bashkëpunëtori i tij bullgar, me të cilin ishin duke grabitur një cift të fejuarisht italianë, në një zonë të izoluar në Teverola të Casertanos, në shtetin fqinj. Tre grabitësit, një bullgar, shqiptari, dhe një Italian, duhej të realizonin […]

 

Një i ri shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht në Itali.

Aurel Xhili 22-vjeçar u vra aksidentalisht nga bashkëpunëtori i tij bullgar, me të cilin ishin duke grabitur një cift të fejuarisht italianë, në një zonë të izoluar në Teverola të Casertanos, në shtetin fqinj.

Tre grabitësit, një bullgar, shqiptari, dhe një Italian, duhej të realizonin planin e tyre duke vjedhur çiftin italian, por ata nuk e menduan reagimin që do të kishte iI riu italian i cili ishte së bashku me të fejuarën e tij. Menjëherë pas reagimit të tij, e gjitha përfundoi në tragjedi.

Një nga banditët, konkretisht bullgari 36-vjeçar Ivanov Hristov Tsvectomir humbi toruan pasi i riu Italian ju kundërpërgjigj grabitësve, dhe nisi të lëshojë shumë të shtëna nga arma e tij e zjarrit, të cilën e dispononte në mënyrë të jashtëligjshme. Një nga plumbat ka prekur edhe bashkëpunëtorin e tij shqiptar, Aurel Xhili, i cili u qëllua teksa ishte duke luftuar me të riun Italian.

Plumbat lanë të plagosur edhe vetë italianin që u grabit, por tashmë ai i është nënshtruar një operacioni në këmbën e djathtë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas kësaj tragjedie, bullgari dhe italiani tjetër grabitës, e lanë viktimën shqiptar në rrugë dhe u larguan.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen mes të enjtes dhe të premtes, por kufoma e shqiptarit u zbulua disa orë më vonë.

Në zbardhjen e ngjarjes ndihmoi dëshmia e personit të plagosur.

Përveç bullgarit në pranga është vënë edhe 25-vjeçari italian Clemente Cipresso i akuzuar si personi që bënte roje teksa grabitej banesa. Po ashtu, edhe dëshmia e tij ishte mjaft domethënëse në zbardhjen e dinamikës së grabitjes që përfundoi me një viktimë.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?