Nis ndalimi i veturave për qarkullim në Prishtinë, kjo është gjendja tek ‘Rrethi ‘ (Foto)

Komuna e Prishtinës ka filluar me masat parandaluese për uljen e ndotjes së ajrit, e cila ka marrë përmasa shqetësuese. Ndryshe vendimi i komunës parasheh të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve brenda qytetit të Prishtinës duke filluar nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 22:00. Tek ‘Rrethi’ në hyrje të Prishtinësjanë parë forca […]
Ndryshe vendimi i komunës parasheh të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve brenda qytetit të Prishtinës duke filluar nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 22:00.
Tek ‘Rrethi’ në hyrje të Prishtinësjanë parë forca të shtuara të policisë, të cilët nuk lejonin makinat që të hynin drejt rrugës që çon në ‘Ulpianë’.
Automjetet e transportit publik, emergjenca, Policia e Kosovës, FSK-së, KFOR-it, EUELX-it, Drejtoria e Inspektoratit, taksitë e licencuara, automjetet për bartjen e personave me aftësi të veçanta, të cilat bartin shenjë identifikuese.
Zonat e ndaluara përfshinë këto rrugë: Bulevardi “Bill Klinton”, nga udhëkryqi i rrugëve “Idriz Gjilanit” dhe “Bekim Fehmiut”, gjegjësisht deri te shtatorja “Bill Klinton”, Bulevardi “Dëshmorët e kombit”, nga rrethrrotullimi i flamurit, rruga “Agim Ramadani” nga udhëkryqi i konvikteve, rruga “Edmond Hoxha” te Salla “1 tetori”, rruga “Ilir Konushevci” nga hyrja e drejtimit të Podujevës dhe hyrja nga rrethrrotullimi i lagjes “Arbëria” në rrugën e UÇK -së dhe “Fehmi Agani”.
Në ndihmë komunës po u del Policia e Kosovës.














