“New York Times”: Aleatë apo terroristë, kush janë luftëtarët kurdë të Sirisë?

Ata po kërkojnë që të pastrojnë kufijtë e tyre dhe të ndërtojnë një shoqëri pa shtetësi. Femrat e tyre luftëtarë luftojnë përkrah meshkujve. Si majtistë, dhe anti-islamistë ka tërhequr shumë vullnetarë amerikanë dhe evropianë që t’i bashkohen kauzës së tyre. Luftëtarët kurdë të cilët kanë luftuar kundër shtetit islamik xhihadist janë konsideruar si partner të […]
Luftëtarët kurdë të cilët kanë luftuar kundër shtetit islamik xhihadist janë konsideruar si partner të besueshëm nga SHBA. Por, Turqia dhe disa aleatë të NATO-s dhe SHBA-së, për ata kurdët janë terroristë.
Grupi kurd, i njohur si Njësia Mbrojtëse e Popullit apo Y.P.G., është duke u përballur në një betejë të përshkallëzuar me forcat turke në veriperëndim të Sirisë, duke ndërlikuar politikën amerikane.
Grupi ka lidhje të thella me Partinë e Punës së Kurdistanit, e njohur si P.K.K. Turqia dhe SHBA këtë grup e konsiderojnë si organizatë terroriste e cila ka kryer sulme separatiste brenda shtetit turk.
Përderisa, Y.P.G. e hedhin poshtë grupin e P.K.K., në zonat e tyre është i shfaqur fotografia e liderit të P.K.K., Abdullah Ocalan, i shikuar nga turqit njësoj siç amerikanët e shihnin Osama bin Ladenin.
Një gjë ështe e qartë: Shtetet e Bashkuara, të cilat janë mbështetur fort në luftëtarët kurdë për të zmbrapsur shtetin islamik nga Siria verilindore, ka nënvlerësuar vazhdimisht kompleksitetin e aleancës me kurdët, një politikë që disa analistë e quajnë injorancë me paramendim.
“Natyrisht SHBA zgjodhi të shihte mënyrën tjetër, nga ajo që konsiderohej domosdoshmëri për ndërtimin e një aleance për të kapur shpejt territorin nga Daesh,” thotë Noah Bonsey, një analist sirian.
“SHBA ka arsye për ta mbështetur Y.P.G.,” tha ai.
Por bashkëpunimi i SHBA-së me Y.P.G., përfshirë furnizimin me armë, ka bërë që SHBA-në ta hedhë në një përplasje me Turqinë.
Analisti kurd, Xelil tha se amerikanët kanë nevojë për kurdët për të arritur objektivat në Siri, si largimi i influencës iraniane./Periskopi/















