Negociatat për emrin e Maqedonisë, propozimet mbahen të fshehta

Negociatat për emrin e Maqedonisë, propozimet mbahen të fshehta

Të panjohura akoma mbeten propozimet për të cilat u negociua mbrëmë në Nju Jork mes negociatorëve dhe ndërmjetësit të OKB-së Metju Nimic. E përditshmja greke “Ethnos” shkruan se Nimic në tavolinën e negociatave ofroi këto propozime: “Maqedonia e Re”, “Maqedonia e Epërme” si dhe “Maqedonia Veriore” Detaje nga takimi nuk japin as në Qeveri e […]

E përditshmja greke “Ethnos” shkruan se Nimic në tavolinën e negociatave ofroi këto propozime: “Maqedonia e Re”, “Maqedonia e Epërme” si dhe “Maqedonia Veriore”

Detaje nga takimi nuk japin as në Qeveri e as në Ministrinë e Jashtme. Nga Qeveria thonë se në mënyrë aktive po krijohen kushte për ta çuar procesin përpara, ndërsa rezultati do të varet nga gatishmëria e të dyja palëve për kompromis, duke i pasur parasysh dallimet.

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ndërkaq paralajmëroi se të hënën Qeveria do të mblidhet për ta shqyrtuar kornizën dhe për të ndërtuar një qëndrim të përbashkët.

Nga ana tjetër zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Canakopulos tha se edhe Qeveria greke do të bëjë çmos për zgjidhjen e kontestit pa i cenuar interesat nacionale dhe duke dalë fituese të dyja palët.

“Negociatat nuk janë ndeshje futbolli që të ketë fitues dhe humbës. Ne duam një zgjidhje nga e cila të gjithë do të jemi fitues. Korniza e përgjithshme e Qeverisë është të gjendet një emër kompleks për përdorim të përgjithshëm, që t’i jep fund pezullimit 25 vjeçar”, tha Dimitris Canakopulos, Zëdhënës i Qeverisë së Greqisë.

 

Ministri i Politikës Digjitale, Telekomunikimeve dhe Informatave, Nikos Papas theksoi se të gjithë palët duheshin pajtuar, për shkak se në marrëveshjen e përkohshme ekzistonte termi “Maqedoni” dhe të gjithë e kishin pranuar të njëjtin.

 

Nga ana tjetër kryeministri Bullgar Bojko Borisov, vendi i të cilit kryeson me BE-në, kërkoi nga dy kryeministrat Zaev dhe Cipras që të ulen dhe bashkë të zgjidhin kontestin, duke përmendur shembull marrëveshjen Maqedoni-bullgari. Një takim i mundur mes Zaevit dhe Ciprasit u paralajmërua për më 24 janar në Davos të Zvicrës. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?