Në Siberi zbulohet varri i akullt antik i një princi

Në Siberi zbulohet varri i akullt antik i një princi

Një varr i ngrirë, i paprekur dhe i paparë që konsiderohet të përmbajë mbetjet e thesareve mbretërore të skitëve, përfshirë ari, u zbulua në Siberi. Monumenti është rreth 2800 vjeç dhe konsiderohet të jetë varri më i madh i princit skit në rajon. Kreu i ekipit shkencor nga Universiteti Zviceran i Bernës, Gino Caspari, beson […]

Një varr i ngrirë, i paprekur dhe i paparë që konsiderohet të përmbajë mbetjet e thesareve mbretërore të skitëve, përfshirë ari, u zbulua në Siberi.

Monumenti është rreth 2800 vjeç dhe konsiderohet të jetë varri më i madh i princit skit në rajon.

Kreu i ekipit shkencor nga Universiteti Zviceran i Bernës, Gino Caspari, beson se ka gjetur një nga varret më të hershme të skitëve në thellësitë e Republikës ruse të Tuva, sipas Independent.

Zbulimi ka ndodhur pas analizës së xhirimeve satelitore në ultësirën Uyuk, e cila dikur ishte quajtur Lëndina e mbretërve, për shkak të numrit të madh të varrezave që ndodhen atje. Këto varreza kanë mbijetuar duke iu falënderuar tokës së ngrirë.

Caspari identifikoi strukturën rrethore në kënetat pranë lumit Uyuk dhe në bashkëpunim me ekipin rus konfirmoi se ka shumë të ngjarë që një varri të quhet Kurgan.

“Terreni i paqasshëm është sigurisht meritor për ruajtjen e tij. Nuk ka kurga të ngrirë të kësaj madhësie në Euroazi. Të gjitha këto mbetje janë në rrezik për shkak të ngrohjes globale”, tha Caspari.

Skitët ishin nomadë iranianë që kanë jetuar në stepat e Euroazisë qendrore nga shekulli 9 para erës së re deri në shekullin katër të erës sonë, transmeton KosovaPress.

Ajo që dihet rreth skitëve na ka lënë Herodoti, ose është lënë varrosur në varret e skitëve. Në Pazyryku në lumin Bolshoy Ulagan janë varret e skive të shekullit të 5 para erës së re, ku nën akull ruhet tërë materiali organik, i cili do të prishej në rrethana normale.

Pazyryk ndodhet në një luginë të thatë në Kazakistan dhe përbëhet nga 5 varre të mëdha dhe nëntë varre të vogla që datojnë nga shekulli 5 dhe 3 para erës së re. Ato u gërmuan në vitin 1929 dhe në mes të viteve 1947 dhe 1949.

Ato janë burimi më i rëndësishëm i të dhënave të skitëve para migrimit të tyre në Azinë Perëndimore dhe Evropë. Janë gjetur vagonë druri, artikuj të ndryshëm prej lëkure, dru, pajisje kalërimi, instrumente muzikore, lesh, tekstile, qilima, mëndafsh.

Ata gjithashtu kishin edhe ari dhe disa sende ari dhe bronzi u gjetën gjithashtu në zonën e Kostromskaya në Siberinë Jugore, me prejardhje nga qytetet greke në bregun e Detit të Zi ose nga artistë grekë që jetonin në Skitë.

 

 

Të ngjashme
Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik