Në Shqipëri miratohet metoda e blerjes së energjisë nga djegia e mbetjeve

Në mbledhjen e sotme të mbajtur nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, ndër të tjera është miratuar edhe metodologjia si do të blihet energjia elektrike e prodhuar nga gjeneratorë të vegjël përmes djegies së mbetjeve. Incineratorët që do ndërtohen në Tiranë, Durrës dhe Fier, përveçse djegies së mbeturinave do të prodhojnë edhe energji elektrike gjatë […]
Incineratorët që do ndërtohen në Tiranë, Durrës dhe Fier, përveçse djegies së mbeturinave do të prodhojnë edhe energji elektrike gjatë procesit, transmeton Klan Kosova.
Çmimi përcaktohet nga ERE.
Për më shumë ja vendimi:
- Miratimin e metodologjisë për përcaktimin e çmimit të blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga gjeneratorët e vegjël me burime të rinovueshme nga pjesa e biodegradueshme e mbetjeve të ngurta, që shfrytëzojnë mbeturinat industriale, urbane dhe rurale, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
- Enti Rregullator i Energjisë cakton çmimin e blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga gjeneratorët e vegjël me burime të rinovueshme nga pjesa e biodegradueshme e mbetjeve të ngurta, që shfrytëzojnë mbeturinat industriale, urbane dhe rurale, sipas parashikimeve të kësaj metodologjie.
- Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ”Fletoren zyrtare”, shkruan Newsbomb.












