“Në Serbi po shqyrtohet edhe mundësia e luftës për Kosovën”

“Në Serbi po shqyrtohet edhe mundësia e luftës për Kosovën”

Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd ka analizuar të arriturat e dialogut dhe diskursin publik që po e përcjell, si dhe çka është arritur në “dialogun e brendshëm për Kosovën”, nga 1 nëntori i vitit të kaluar deri në 15 janar të këtij viti. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se në këtë periudhë është favorizuar status-quo, […]

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se në këtë periudhë është favorizuar status-quo, por edhe se ka ndryshuar toni, dhe se nuk ka përparim drejt arritjes së konsensusit.

“Ndarja është një zgjidhje e lehtë, e cila zbatohet vetëm në hartë dhe nuk mund të realizohet pa veprime të kufizuara luftarake dhe viktima të reja”, kishte thënë Oliver Ivanoviq, duke folur për “nyjën e Kosovës”, raporton N1.

Fjalët e Ivanoviqit i ka përkujtuar, para paraqitjes së rezultateve, njeriu i parë i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, përcjell Telegrafi.

“Disa individë dalin me këtë ide, sepse këtë e çështje e shohin nga kabineti, nuk e imagjinojnë se në këtë hartë, në qoftë se ajo zmadhohet, mund të shohin kokat e njerëzve që për këtë arsye mund të pësojnë “, ka cituar Janjiq, politikanin serb nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviq, i vrarë ditë më parë në një atentat.

Ai tha si u reflektua vrasja e liderit serb të Kosovës, në polemikat rreth Kosovës, do të dihet vetëm në raportin e ardhshëm.

Autorët e raportit konstatojnë se është shqetësues fakti se ka gjithnjë e më pak angazhim për politikën e hapave të vegjël, dialogut dhe zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit.

“Ajo që është e re dhe shqetësuese, është paraqitja e zërave të opsionit të luftës dhe intervenimit ushtarak. Më parë, kishte një konsensus dhe një mbështetje të njëqindpërqindtë për idenë e Aleksandar Vuçiqit për opsionin paqësor, kurse tash po flitet për opsionin e luftës”, tha Dushan Janjiq.

Po forcohet gjuha e urrejtjes, kurse kundërshtarët politikë po quhen tradhtarë dhe mercenarë, gjë që, sipas analizës, është shumë e theksuar në rrjetet sociale.

“Ajo që ne kemi gjetur, janë kërcënimet, mallkimet, diskualifikimet, përjashtimet dhe supozimet se çfarë po ndodh, thirrjet për veprim dhe agjitacion”, thotë Tatjana Vehovec, nga Qendra për Media LIBER.

Dialogu për Kosovën në rrjetet sociale ka mbështetje në rreth 17% të postimeve, 38% e postimeve janë neutrale, ndërsa rreth 45% e komenteve janë të ngjyrosura me tone negative. Ky proces perceptohet më shpesh si tradhti, realitet, shitje dhe mashtrim.

Është interesante se kundërshtarët më të mëdhenj të dialogut prijnë në Facebook, ku ajo lidhet me shitjen e Kosovës, kurse në Twitter është më i zëshëm i ashtuquajtura “pjesa e padëgjueshme e opinionit” ku shumica për dialogun deklarohen si për një mashtrim të qytetarëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?