Në Obiliq vidhet pllaka që ndriçonte lapidarin e UÇK-së, arrestohen të dyshuarit

Policia e Kosovës ka kapur dy persona në fshatin Hamidi, të cilët u kapën duke vjedhur një pllakë solare të energjisë që shërben për ndriçim. “Dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë janë zënë në flagrancë duke vjedhur një pllakë solare të energjisë e cila ka shërbyer për ndriçimin e lapidarit të UÇK-së. Lidhur me rastin […]
Policia e Kosovës ka kapur dy persona në fshatin Hamidi, të cilët u kapën duke vjedhur një pllakë solare të energjisë që shërben për ndriçim.
“Dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë janë zënë në flagrancë duke vjedhur një pllakë solare të energjisë e cila ka shërbyer për ndriçimin e lapidarit të UÇK-së. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.












