Në Manastir shfaqen grafite ku kërkohet ‘vdekje për shqiptarët’ (Foto)

Qyteti i alfabetit shqip ka zbardhur me parullën që kërkon vdekjen e shqiptarëve. Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi, ku shihet se dikush ka shkruar grafite në qytetin e Manastirit me përmbajtje të urrejtjes nacionale dhe raciste, transmeton Zhurnal. Në këtë grafit është shkruar “Ligji është ligj”, dhe “Vdekje për Shqiptarët”.













