Në Londër gjirafës i vihet emri i Meghan Markle (Foto)

Meghan Markle, aktores amerikane, gruas së ardhme të Princ Harry, i është përtërirë emri nga një kopsht zoologjik në Londër, të cilët ia ka vënë emrin e saj një Okapit të porsalindur për nderë të martesës së saj që është caktuar më 19 maj të këtij viti. Okapi Meghan është lindur të shtunën në Oni. […]
Okapi Meghan është lindur të shtunën në Oni. Okapitë janë anëtarë të familjes së gjirafëve, edhe pse nuk kanë qafë të gjatë, shkruan Reuters.
Me prejardhje nga Republika Demokratike e Kongos, janë dukshëm të ngjashëm me zebrat pasi që posedojnë në trup disa vija bardhezi.
“Ne jemi shumë të kënaqur me nënën dhe okapin e porsalindur. Oni është shumë i vëmendshëm, duke u kujdesur për të dytë dhe duke kontrolluar nëse nëna e okapit Meghan është e kujdesshme me të”, ka thënë Gemma Metcalf, kujdestare e kopshtit zoologjik.
Okapitë janë të listuar si një specie e rrezikuar në Listën e Kuqe Bashkësisë Ndërkombëtare të Ruajtjes së Natyrës. Hulumtuesit, të cituar nga San Diego Zoo, vlerësojnë se rreth 25,000 okapitë jetojnë në botën e egërsisë. /Periskopi/













