Në Itali po shiten shtëpi me vetëm 1 euro, mësojeni për çfarë po bëhet fjalë (Foto)

Në ishullin mesdhetar të Sardenjës, në një destinacion malor si Barbagia kanë filluar të shiten shtëpi të braktisura. Çmimi që autoritetet kanë vendosur është vetëm 1 euro. Pas shumë mashtrimeve, siç shkruan CNN , ky është qyteti i parë që duket se do e mbajë premtimin. Mbi 200 banesa të ndërtuara me gur, do të […]
Çmimi që autoritetet kanë vendosur është vetëm 1 euro.
Pas shumë mashtrimeve, siç shkruan CNN , ky është qyteti i parë që duket se do e mbajë premtimin.
Mbi 200 banesa të ndërtuara me gur, do të shiten, dhe duke qenë se ato janë në gjendje të keqe detyra juaj është që brenda tre vitesh ta rinovoni atë.
Kjo është një taktikë e autoriteteve vendase për të shtuar popullsinë në këtë zonë, pasi kohët e fundit popullsia brenda një shekulli në këtë zonë është përgjysmuar.E.D


















