Në Gjilan rrëmbehet një shtetas nga Serbia

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme kishin futur me dhunë në veturën e tyre viktimën mashkull shqiptar shtetas i Serbisë. Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan, në ora 19:40, njofton sot Policia e Kosovës. Viktima kishte arritur që të hapte derën […]
Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan, në ora 19:40, njofton sot Policia e Kosovës.
Viktima kishte arritur që të hapte derën e veture dhe të kërcente nga vetura.
Viktimës i është ofruar tretmëni mjekësor, të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.












