Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së që u dënua nga Tribunali i Hagës

Sot ka ndërruar jetë Haradin Bala, ish-ushtar i UÇK-së i cili ishte denuar me 13 vjet burg nga Tribunali i Hagës. Haradin Bala ka bërë 10 vjet burgim, ndërsa i janë falur tre vjet nga Tribunali i Hagës. Ky Tribunal në tetor të vitit 2010 e kishte refuzuar kërkesën e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Haradin Bala, […]
Sot ka ndërruar jetë Haradin Bala, ish-ushtar i UÇK-së i cili ishte denuar me 13 vjet burg nga Tribunali i Hagës.
Haradin Bala ka bërë 10 vjet burgim, ndërsa i janë falur tre vjet nga Tribunali i Hagës. Ky Tribunal në tetor të vitit 2010 e kishte refuzuar kërkesën e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Haradin Bala, për lirim pas vuajtjes së më shumë se gjysmës së dënimit. Për këtë proces gjithsej u zhvilluan 88 ditë gjyq. Vendimi i gjykatës, i bërë publik më 30 nëntor 2005, shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn dhe Isak Musliun dhe dënoi me 13 vjet burgim Haradin Balajn.
Bala ishte edhe anëtarë i partisë Nisma. /Periskopi/













