MPMS dhe “Down Syndrome Kosova” marrëveshje për trajnim profesional

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën “Down Syndrome Kosova”, për mbajtjen e trajnimeve profesionale për të rinjtë me Sindromën Down në qendrat e aftësimit profesional në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica gjatë vizitës në ambientet e kësaj shoqate u shpreh se një […]
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica gjatë vizitës në ambientet e kësaj shoqate u shpreh se një marrëveshje e tillë ka qenë obligim moral dhe ligjor me qëllim që kjo kategori të gëzojë jetë më të mirë.
Ai u zotua se do jetë në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, dhe se kjo marrëveshje sipas tij synon që personat me Down Syndrome t’i sjell më afër tregut të punës.
“Projekti ka të bëjë që ne si ministri nëpërmjet qendrave të aftësimit profesional të iu krijojmë mundësi këtyre kategorive dhe këtyre qytetarëve tanë që të jenë sa më afër tregut të punës përmes trajnimeve profesionale që në qendrat e arsimit profesional në kuadër të Punës dhe Mirëqenies Sociale që ne po synojmë do të jenë në shërbim të këtyre kategorive që këta qytetar tanë të jenë sa më afër tregut të punës”, tha ai.












