Mos e bleni për bebe këtë qumësht pluhur në Kosovë, përmban bakterin Salmonella (Foto)

Mos e bleni për bebe këtë qumësht pluhur në Kosovë, përmban bakterin Salmonella (Foto)

  Qumështi pluhur për foshnje nga fabrika “Lactalis” në Francë është diganostifikuar me bakterin Salmonella. Ky skandal ka bërë që 83 vende të tërheqin produktet “Lactalis” për shkak të kësaj bakterie e cila ka prekur 35 foshnje. Ky qumësht cili është rrezikshëm për foshnjat dhe është hasur edhe në disa prej barnatoreve e qendrave tregtare […]

 

Qumështi pluhur për foshnje nga fabrika “Lactalis” në Francë është diganostifikuar me bakterin Salmonella. Ky skandal ka bërë që 83 vende të tërheqin produktet “Lactalis” për shkak të kësaj bakterie e cila ka prekur 35 foshnje.

Ky qumësht cili është rrezikshëm për foshnjat dhe është hasur edhe në disa prej barnatoreve e qendrave tregtare në Kosovë.

Disa qytetarë që kanë dashur të mbesin anonim, e kanë shprehur si shqetësim pasi kanë dëgjuar sëmundjen e salomonellës, që e shkaktojnë këto produkte qumështi.

Edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për Indeksonline ka konfirmuar se produkte të Lactalis kanë qenë edhe në Kosovë.

Lamir Thaçi nga zyra për informim e AUK-ut, ka thënë se kjo agjenci ka dërguar inspektor në terren për heqjen e këtyre produkteve nga tregu, dhe sipas tyre sasia që janë tërhequr janë 1 mijë e 618 paketime.

Shih tabelën e këtyre produkteve që janë tërhequr nga tregu:

AUV ka theksuar se produktet e lartcekura janë grumbulluar në depon e importuesit, përkatësisht, distributorit për Kosovë dhe sipas ligjeve në fuqi, këto produkte kthehen në vendin e origjinës ose asgjësohen nën mbikëqyrjen e autoriteteve kosovare.

Tutje në një përgjigje eletronike thuhet pas marrjes së lajmërimit për shfaqjen e dyshimeve për prezencë të salmonelles në disa produkte të qumshtit Lactalis, AUV ka urdhëruar inspektorët të heqin nga tregu produktet e dyshuara

“Importuesi është urdhëruar që ta bëj tërheqjen nga pikat shitëse dhe të bëhet grumbullimi ne depo të kompanisë. Inspektorët janë ne teren duke verifikuar zbatimin e urdhëresë. Këto produkte kanë filluar të tërheqin edhe nga vetë distributori sipas kërkesës së prodhuesit edhe para se të jepet alarmi nga RASFF” thuhet në përgjigjen e zyrtarit për informim të agjencisë, Lamir Thaçi.

Po ashtu, bëhet e ditur se për këto produkte të dyshuara janë ndërmarr të gjitha masat konform ligjeve në fuqi dhe se më shpejtësi janë larguar këto produkte nga tregu.

“Inspektoret janë ne teren ne vazhdimësi për të verifikuar tërheqjen e të gjitha produkteve sipas llojeve dhe lotëve të caktuara të prodhimit. Ky problem ka prekur disa vende ku tregtohen këto lloje të produkteve, janë ndërmarr të gjitha masat konform procedurave dhe ligjeve ne fuqi, jemi nder vendet e para qe kemi arritur me shpejtësi ta largojmë sasinë e madhe nga tregu” thuhet ndër të tjerash.

AUV u ka bërë thirrje që kushdo që i has këto produkte duke u shitur ende, të mos i blejnë dhe të njoftojnë autoritetin.

Kujtojmë që në fund të 2017-ës, Franca urdhëroi ndalimin e shitjes së qumështit për foshnja i njohur me emrin “Lactalis”. Lactalis është një nga prodhuesit më të mëdhenj të qumështit në botë, dhe arsyeja e ndalimit ishte për shkak të baktereve të Salmonellës që përçohej nga po ky qumësht.

Tani në 83 vende të botës është përhapur rreziku nga ky qumësht ku më shumë se 20 milionë kuti të qumështit të pluhurzuar të foshnjave u shpërndanë nëpër vende të ndryshme.

Kompania në fjalë ka pranuar shumë padi nga shumë prindër të cilët kanë thënë se fëmijët e tyre u sëmurën pas pirjes së këtij qumështi.
Edhe njëherë, kushdo që e sheh që ky produkt është prezent në Kosovë, të lajmërojnë autoritetet përkatëse për shkak të rrezikshmërisë së Salmonellës për shëndetin e fëmijëve.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?