Mocioni për Dardan Gashin, ishte disfatë e Abdullah Hotit

Mocioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta shkarkuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Dardan Gashin, për faktin se ky i fundit kishte gjuajtur me armë në një aheng të Fatmir Limajt, dështoi duke mos i marrë votat e mjaftueshme.Madje, ky mocion i inicuar nga Avdullah Hoti, shef i deputetëve të LDK-së, kundër Dardan Gashit, në një […]
Hiq më pak se 7 deputetë të kësaj partie nuk e votuan këtë mocion.
Blic merr vesh se mocionin e inicuar nga Avdullah Hoti nuk e mbështeti Lirije Kajtazi, Mirjeta Kalludra, Arban Abrashi, Naser Osmani, Valentina Bunjaku, Teuta Rugova dhe Lutfi Zharku.
Këta deputetë të LDK-së nuk kanë qenë në sallë, kur u votua për mocionin, i cili u kërkua nga LDK-ja, në interpelancën ndaj ministrit të Diasporës, Dardan Gashi.
Pos tyre, edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë qenë unik në këtë mocion.
Gazeta Blic merr vesh se as Rexhep Selimi nuk e ka mbështetur këtë mocion të iniciuar nga ana e Avdullah Hotit.
Kundër këtij mocioni kanë votuar 39 deputetë, pro 36 derisa 3 deputetë kanë abstenuar.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ndjen keqardhje për këtë çështje, derisa konsideron se shkeljet ligjore të qeverisë po reflektojnë edhe te shumica parlamentare.
“Është për të ardhur keq. Shembujt dhe shkeljet ligjore të qeverise tani po reflektojnë edhe te shumica parlamentare, kjo është parë edhe me vendimet tjera”, ka thënë ai për media.
Ndryshe, kujtojmë se ditë më parë Gashi ka gjuajtur me armë zjarri në shtëpinë e zv.kryeministrit Fatmir Limaj, veprim ky që bie ndesh me ligjin.












