Mjeku kosovar tregon të vërtetën për shërimin në SHBA të fëmijëve që kanë probleme me zemër

Mjeku kosovar tregon të vërtetën për shërimin në SHBA të fëmijëve që kanë probleme me zemër

Në internet po qarkullon një njoftim ku thuhet se të gjithë ata që kanë fëmijë me probleme në zemër, duhet të fillojnë procedurat për aplikim. Mirëpo, bashkë me këtë njoftim, është shpërndarë edhe numri i doktorit Mazllum Belegu, të cilit i është publikuar edhe numri i telefonit e ku gjoja përmes tij duhet të aplikojnë […]

Në internet po qarkullon një njoftim ku thuhet se të gjithë ata që kanë fëmijë me probleme në zemër, duhet të fillojnë procedurat për aplikim.

Mirëpo, bashkë me këtë njoftim, është shpërndarë edhe numri i doktorit Mazllum Belegu, të cilit i është publikuar edhe numri i telefonit e ku gjoja përmes tij duhet të aplikojnë të gjithë prindërit për këtë procedurë.

Periskopi ka kontaktuar doktor Belegun për të kërkuar sqarim lidhur me këtë rast. I njëjti ka thënë se kjo po keqpërdoret për ‘arsye të cilat ai nuk i kupton ende’.

“Jo, kjo nuk është aspak e vërtetë. Këtu ka ndodhur një keqkuptim apo ndoshta diçka e qëllimshme që unë nuk kam arritur ta kuptoj. Është e vërtetë se i gjithë ky aplikim do të ndodhë, por jo përmes meje personalisht”, ka thënë ai për Periskopin.

I pyetur se si ka përfunduar adresa e tij, përkatësisht kontakti i telefonit në këtë njoftim, ai ka thënë se kjo është bërë pasiqë në të kaluarën ai ka qenë i involvuar në një proces të tillë, ku ekipin amerikan të mjekëve e ka njoftuar me stafin e Klinikës së Pediatrisë në QKUK.

Prej para dy vjetësh, Belegu sqaron se tashmë një procedurë e tillë, ka kaluar në kuadër të kësaj klinike, respektivisht, Pediatrisë në QKUK.

“Numri im ka përfunduar këtu pasiqë një lajm i tillë ka qenë para dy vitesh. Është e vërtetë që në atë kohë unë kam qenë duke punuar në këtë drejtim por në bashkëpunim me ekipin e mjekëve jemi pajtuar që një gjë e tillë të bëhej përmes Klinikës së Pediatrisë në QKUK. Mendoj se me apo pa dashje, tani dikush po e keqpërdorë një vepër që unë e kam bërë në të kaluarën por me të cilën nuk ngarkohem tani. Dhe është gabim kjo që po ndodh tani”, ka thënë Belegu.

Ndryshe, në rrjetet sociale, kryesisht në Facebook, qarkullon një thirrje e tillë, të cilën Periskopi e transmeton pa ndërhyrje:

Njoftim

Prof.Dr. Mazllum Belegu bënë thirrje që të lajmerohen në numrin e tij 049 dhe ‎044 126 065 të gjithë ata prindër që kanë fëmije me defekte në zemër, në menyrë që të vlerësohen dhe të shkojnë për shërim në SHBA. Duke qenë se vleresimi i fëmijeve do të fillon në Mars, do të bënim mirë që ta shpërndajmë sa me shume këtë lajm, në menyre që të arrijë të secila familje në Kosovë.
Shpërndaje me të tjerët.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?