Mjeku kosovar që kishte marrë pjesë në autopsi, tregon se si ishte vrarë Ivanoviqi (video)

Mjeku kosovar që kishte marrë pjesë në autopsi, tregon se si ishte vrarë Ivanoviqi (video)

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, që ka marrë pjesë në autopsinë e trupit të kryetarit të Iniciativës Qytetare SPD, Oliver Ivanovic, ka dhënë detaje rreth vrasjes që ndodhi të martën në mëngjes. Sipas Gërxhaliut, Oliver Ivanovic është qëlluar me armë zjarri në kafazin e kraharorit. “I njëjti është qëlluar nga predhat të […]

Sipas Gërxhaliut, Oliver Ivanovic është qëlluar me armë zjarri në kafazin e kraharorit.

“I njëjti është qëlluar nga predhat të liruara nga arma e zjarrit në regjionin e kafazit të kraharorit. Shumica e predhave e kanë goditur në pjesën e pasme të shpinës ndërsa dy të tjera në pjesën anësore dhe atë të përparme”, tha Gërxhaliu në një intervistë për kallxo.com

Drejtori i IML-së tha se nga gjashtë predhat njëri ka qenë fatal.

Oliver Ivanoviq, sipas Arsim Gërxhaliut, është qëlluar nga një distancë prej së paku një metër.

“Nga aspekti mjeko- ligjor e kemi atë, se ai ka qenë në largësi mbi një metër”, shtoi ai.

Për predhat e gjetura në trupin e Ivanoviqit, Gërxhaliu tha se i janë dhënë Policisë së Kosovës.

Gërxhaliu tha se i gjithë procesi i autopsisë ka qenë nën udhëheqjen e tij ndërsa ka pasur edhe mjekë nga Serbia, si monitorues.

“Ekipi ynë ka qenë i kompletuar. Kam qenë unë duke udhëhequr, doktoresha Bergita Curri, katër teknikët, fotografi. Autopsia është kryer nën udhëheqjen time. Hetuesia e Policisë së Kosovës ka qenë aty si dhe forenzika. Po ashtu kemi pasur edhe dy mjeko- ligjor të Serbisë që vetëm kanë monitoruar”, tha Gërxhaliu.

Ai i përshkruajti si korrekte sjelljet e familjarëve, të cilët, madje, u janë falënderuar që kanë shkuar për autopsinë.

Kryetari i Iniciativës Qytetare SPD, Oliver Ivanoviq u vra mëngjesin e sotëm para selisë partisë së tij në Mitrovicë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?