Ministrja Reshitaj: Taksa ekologjike që paguhet për veturat duhet të shkoj në një fond ekologjik

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka folur rreth ndotjes së ajrit në Prishtinë në “Click” të Rtv21. Reshitaj tha se taksa ekologjike e cila paguhet për regjistrimin e veturave duhet të shkoj në një fond ekologjik , fond ky që siç tha ajo do të duhej të përdorej për mbrojtjen e mjedisit. […]
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka folur rreth ndotjes së ajrit në Prishtinë në “Click” të Rtv21.
Reshitaj tha se taksa ekologjike e cila paguhet për regjistrimin e veturave duhet të shkoj në një fond ekologjik , fond ky që siç tha ajo do të duhej të përdorej për mbrojtjen e mjedisit.
Mirëpo ministrja tha se kjo taks ekologjike që paguhet nga qytetarët tek ne shkon në ministrinë e Financave dhe pastaj atje ndahet.
Ministrja tha se janë duke punuar për krijimin e një fondi ekologjik që do t’i ndihmonte Ministrisë së Mjedisit.
“Shtetet e zhvilluara kanë mundësi që çdo kontratë të madhe të nënshkruar, 30 për qind ose 20 për qind nga kontrata te shkojnë për mjedisin, pra shkojnë në fondin e Ministrisë së Mjedisit”, tha Reshitaj.
Tutje ministrja tha se problematikat e mbrojtjes së mjedisit janë sfida globale. Ndryshe rreth ndotjes së ajrit nesër në Prishtinë nga ora 12:00 do të organizohet një protestë.












