Ministria e Infrastrukturës njofton se rrugët nacionale janë të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës njofton se rrugët nacionale janë të kalueshme

Bora e dendur që po bie, ka bërë që në rrugët nacionale dhe rajonale të vështirësohet qarkullimi, por falë intervenimeve të kompanive mirëmbajtëse, rrugët janë të kalueshme, kurse kërkohet nga të gjithë ngasësit të kenë kujdes gjatë ngasjes dhe t’i kenë me vete pajisjet dimërore. Si pasojë e reshjeve atmosferike, në  rrugën Nacionale 25/3 në […]

Si pasojë e reshjeve atmosferike, në  rrugën Nacionale 25/3 në mes Llabjanit dhe Parallovës, në kthesat tek gurthyesi ka ndodhur një rrokullisje e një cisterne të derivateve të naftës, sot rreth orës 13.40, e cila ka bllokuar rrugën në udhëkryq dhe nga nafta e derdhur është pamundësuar qarkullimi dhe kishte rrezik për rrëshqitje nga nafta e derdhur në rrugë.

Kjo rrugë ka mbetur e bllokuar diku rreth dy orë, mirëpo falë reagimit të mënjëhershëm të Policisë së Kosovës, ekipeve emergjente të Gjilanit dhe Novobërdës dhe zjarrëfikësve, por edhe reagimit të shpejtë të kompanisë mirëmbajtëse, e cila ka mënjanuar mjetin e rrokullisur dhe ka pastruar tërë rrugën nga nafta e derdhur, tashmë kjo rrugë është liruar dhe qarkullimi po bëhet normalisht.

Kompania mirëmbajtëse ka hedhur krip dhe rërë në tërë segmentin e kësaj rruge, e në veçanti në pjesën ku ka ndodhur aksidenti, ku edhe do të kujdestarohet edhe gjatë tërë natës që të evitohet mundësia e krijimit të nfgricave në këtë pjesë.

Gjendje pak më e vështirë është në Brezovicë, ngase ka një fluks të shtuar të pjesëmarrësve në trafik, mirëpo është kërkuar ndihma e Policisë së Kosovës për ta drejtuar trafikun, në mënyrë që kompanitë të kenë qasje për të vepruar në tërë segmentin e rrugës.

Ministria e Infrastrukturës poashtu njofton se në të gjitha rrugët tjera edhe përkundër borës së dendur dhe trafikut të ngarkuar, kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve po bëjnë çdo gjë që është e nevojshme, në mënyrë që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme.

Deri më tani intervenime ka patur në të gjitha rrugët e vendit, duke u hedhur kripë dhe rërë atyre, në mënyrë që të garantohet lëvizje e lirë dhe qarkullim i sigurtë.

Ministria e Infrastrukturës u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafikun rrugor që të lëvizin me kujdes dhe të kenë me vete pajisjet dimërore

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?