Ministri Pacolli takim me Jagland, prezanton synimin e Kosovës për anëtarësim në KE

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli gjatë qëndrimit në Strasburg, është pritur në një takim të veçantë edhe nga sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland. Me këtë rast, ministri Pacolli e ka njoftuar Jagland mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe ka prezantuar synimin […]

Me këtë rast, ministri Pacolli e ka njoftuar Jagland mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe ka prezantuar synimin për vazhdimin e anëtarësimit të vendit tonë në organizata ndërkombëtare, duke përfshirë dhe e vlerësuar si të interesit të veçantë edhe atë të anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës.

“Biseduam për çështje të interesit të përbashkët dhe paralelisht me këtë e njoftova për qëllimin tonë, që të anëtarësohemi në këtë Organizatë të rëndësishme për të Drejtat e Njeriut dhe për hapat, që ne si Kosovë dhe Ministri e Jashtme i kemi ndërmarrë për të arritur këtë qëllim. E kam thënë edhe në deklarimet e mia të mëhershme se duke marrë parasysh procedurat respektive, ne presim, që të bëhemi anëtari i 48-të i kësaj Organizate deri në vitin 2020”, ka thënë Pacolli.

Në kuadër të vizitës në Strasburg, Pacolli ka takuar edhe ambasadorët e përfaqësive të përhershme nga shtetet mike dhe partnere të Kosovës, ku kishte siguruar mbështetjen për këtë qëllim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?