Ministri Lekaj inspekton punimet në autostradën “Arbën Xhaferi”

Ministri Lekaj inspekton punimet në autostradën “Arbën Xhaferi”

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot vizitoi punimet në autostradën “Arbën Xhaferi”, duke u njoftuar nga afër më përparimin e arritur në punime në këtë pjesë të mbetur të kësaj autostrade. Ai tha se segmenti i kësaj autostrade nga Ferizaj e deri në Doganaj, do të përurohet në qershor të këtij viti, ndërsa pjesa e […]

Ai tha se segmenti i kësaj autostrade nga Ferizaj e deri në Doganaj, do të përurohet në qershor të këtij viti, ndërsa pjesa e tjetër në fund të vitit 2018-të.

Po ashtu ministri Lekaj, ka sqaruar edhe njëherë se shuma nga 63 milionë euro, është pretendim i kompanisë “Bechtel & Enka” dhe se ai asnjëherë nuk ka thënë se do të paguhet, duke sqaruar më tej se janë në bisedime me kompaninë për këtë pretendim, që Ministrisë së Infrastrukturës i bie barrë nga qeverisja e kaluar.

“Sa u përket 63 milionë eurove të pretenduara nga kompania “Bechtel & Enka”, unë e kam sqaruar mjaftë mirë, se ajo nuk i takon periudhës tonë  të 100  ditëshit, por i takon periudhës tri vjeçare 2014-16, ku qeverisja paraprake nuk i ka kryer obligimet e veta dhe ka ardhur deri te ky pretendim, por që asnjëherë nuk kam thënë se do të paguhet, por që do të negociohet dhe falënderoj “Bechtel & Enka” për gatishmërinë  që kjo shumë të negociohet”, ka thënë ministri Lekaj.

Ndërsa, drejtori i projektit i kompanisë „Bechtel & Enka“, Riyadh Alkhazjari, ka falënderuar ministrin Lekaj për bashkëpunimin e sinqertë dhe tejet konstruktiv, që nga momenti kur ai ka ardhur në krye të Ministrisë së Infrastrukturës.

Në fund të vizitës, ministri Lekaj, ka konfirmuar se ky projekt do të përfundojë me kohë dhe se në vitin 2019 do të fillojë së ndërtuari edhe autostrada e Dukagjinit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?