Ministri Hamza dorëzon Programin për Reforma në Ekonomi në zyrën e Komisionit Evropian

Ministri Hamza dorëzon Programin për Reforma në Ekonomi në zyrën e Komisionit Evropian

Ministri i Financave, Bedri Hamza, i ka dorëzuar Natalya Apostolovas, shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Programin e përditësuar të Kosovës për Reforma në Ekonomi 2018-2020, të miratuar nga Qeveria e Kosovës më 26 janar 2018. Ai tha se ky Program edhe këtë vit u përmbahet plotësisht instruksioneve dhe kritereve për analizë rigoroze të […]

Ai tha se ky Program edhe këtë vit u përmbahet plotësisht instruksioneve dhe kritereve për analizë rigoroze të përcaktuara nga Komisioni Evropian.

“Për herë të parë, ky program është hartuar me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të palëve me interes nga shoqëria civile dhe komuniteti i bizneseve, duke u bazuar në një proces gjithëpërfshirës të konsultimeve. Po ashtu, edhe institucionet e pavarura publike kanë dhënë kontribut të drejtpërdrejt në azhurnimin e këtij programi”, tha Hamza gjatë dorëzimit të Programit.

Hamza tha se institucionet tona kanë punuar me përkushtim të lartë që mbi bazën e evidencës të identifikohen nevojat dhe veprimet për adresimin e pengesave strukturore të ekonomisë ndërsa në të njëjtën kohë, kemi raportuar në mënyrë objektive mbi performancën e reformave gjatë vitit 2017.

“Jemi plotësisht të vetëdijshëm se na pret një rrugë e gjatë e transformimit për të arritur konvergjencë me anëtarët e Unionit. Përsosja e ekonomisë së tregut kërkon reforma afatgjate të cilat krijojnë një ambient për rritje të produktivitetit dhe gradualisht zhvillojnë aftësinë e ekonomisë për t’u përballur me konkurrencën e një tregu të vetëm evropian. Drejt këtij rrugëtimi, gjithsesi, hapi i parë është planifikimi më i mirë strategjik, që siguron se burimet tona të kufizuara shfrytëzohen në mënyrën më efektive të mundshme”, tha ministri i Financave, ndërsa potencoi se programi për reforma në ekonomi është platformë që na mundëson përsosjen e planifikimit strategjik buxhetor dhe politik dhe mundëson efektivitet më të lartë të qeverisjes sonë.

Sipas tij, në programin e sivjetmë, fokusi kryesor është vendosur në përmirësimin e ambientit rregullator, adresimin e boshllëqeve në infrastrukturën publike, orientimin e shpenzimeve për sektorët prioritar (rendit, edukimit, dhe shëndetësisë), të gjitha këto me një fokus të qartë në krijimin e kushteve për zhvillim të udhëhequr nga sektori privat.

“Ambienti makroekonomik, për dallim nga viti i mëhershëm, është më i favorshëm, dhe ofron mundësi të mirë që mundësitë fiskale t’i drejtojmë nga reformat afatgjata. Rritja ekonomike pritet të tejkalojë 4.5%, ndërsa stoku i borxhit po rritet me kujdes, kryesisht përmes kredive koncesionare. Rreziqet janë të balancuara. Mbi këtë kontekst, është shumë inkurajues fakti që në rrugëtimin tonë të reformave nuk jemi të vetëm. Përmes dialogut ekonomik që e pason këtë program, ne presim që të përfitojmë edhe më tej nga ekspertiza dhe inputi i Komisionit”, deklaroi Hamza.

Në fund, ai falënderoi edhe asistencën teknike të ofruar përmes projekteve nga Komisioni dhe USAID për stafin civil, që ka dhënë kontribut të rëndësishëm në hartimin e këtij dokumenti.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?