Ministri i Drejtësisë: Nuk e lejojmë Serbinë të përfshihet në hetimet për vrasjen e Ivanoviq

Ministri i Drejtësisë: Nuk e lejojmë Serbinë të përfshihet në hetimet për vrasjen e Ivanoviq

Kosova nuk do ta lejojë Serbinë të përfshihet në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Kështu ka thënë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Ai ka thënë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Serbinë lidhur me këtë rast, por jo për përfshirje të plotë në hetime. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka konfirmuar se Serbia […]

Kosova nuk do ta lejojë Serbinë të përfshihet në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Kështu ka thënë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Ai ka thënë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Serbinë lidhur me këtë rast, por jo për përfshirje të plotë në hetime.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka konfirmuar se Serbia do të marrë sot përgjigje lidhur me kërkesën e tyre për përfshirje në hetime në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Ai ka thënë se Kosova në asnjë rrethanë nuk do të lejojë kurrfarë përzierje në hetime të asnjë institucioni tjetër, pos ato të Republikës së Kosovës.

“Në asnjë rrethanë ne nuk do të lejojmë kurrfarë përzierje në hetime të asnjë institucioni tjetër, pos ato të Republikës së Kosovës”, tha ministri.

Ministri Tahiri, gjithashtu, potencoi se me këto hetime do të merret Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Kosovës.

“Ne do të pranojmë të marrim informacione edhe nga Serbia që çojnë në kapjen e autorëve, mirëpo jo përzierjen e saj në hetime. Ato i bëjmë vetëm ne”, tha ministri Tahiri për Express.

Në një deklaratë të përbashkët të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme ritheksohet se akti i vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, është absolutisht i papranueshëm dhe i patolerueshëm, prandaj akte të tilla meritojnë një përgjigje të menjëhershme.

“Ministria e Drejtësisë është e hapur për bashkëpunim të ndërsjellë juridik dhe mirëpret gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Serbisë për të ofruar ndihmë juridike përmes shkëmbimit të informatave që mund të kontribuojë në zgjidhjen sa më të shpejtë të rastit, njëherësh duke mos cenuar në asnjë rrethanë zhvillimet e procedurës hetimore dhe duke siguruar pacenueshmërinë e juridiksionit të Republikës së Kosovës në zhvillimin e hetimeve për rastin në fjalë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të dy ministrive.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?