Ministri i Drejtësisë kërkon nga Serbia zbardhjen e krimeve të luftës

Ministri i Drejtësisë kërkon nga Serbia zbardhjen e krimeve të luftës

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në një intervistë për Danas ka pohuar se dy pengesat kryesore për bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Serbisë në fushën e drejtësisë janë mosgatishmëria e Serbisë të merret me krimet makabre të viteve 1990-ta, si dhe tentativat e Serbisë ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. Ministri kosovar i Drejtësisë, […]

Ministri kosovar i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka dhënë një intervistë për gazetën beogradase Danas. Ai ka reflektuar te kërkesa e Serbisë për t’u përfshirë në hulumtimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Tahiri ka thënë se Kosova ka nënshkruar një protokoll bashkëpunimi në dialogun e Brukselit dhe është e gatshme të bashkëpunojë me çdo shtet, përfshirë Serbinë në shkëmbim informatash, por ka ftuar Serbinë të bashkëpunojnë fillimisht në gjetjen e vrasësve të vëllezërve Bytyqi, krimeve të luftës si dhe dyshimet për djegien e trupave të zhdukur shqiptarë, lëndë që asnjëherë nuk janë proceduar nga gjykatat serbe.

Sipas Danasit, Tahiri, po ashtu, ka ftuar shtetin serb të përgjigjet se kush i ka vrarë fëmijët serbë në kafenenë “Panda” më 1998, një krim për të cilin vetë Presidenti serb pati hedhur dyshime që është kryer nga shërbimet serbe të inteligjencës.

Tahiri në këtë intervistë ka deklaruar se ka dy pengesa të mëdha në këtë bashkëpunim në mes të dy shteteve, përkatësisht mosgatishmëria e Serbisë të merret me krimet e veta të 1999-ës, si dhe tentativat serbe për ta bllokuar Kosovën në anëtarësinë në INTERPOL.

“Është absurde që Kosova ka shqyrtuar në gjyqe të veta më shumë raste të krimeve të luftës se Serbia” derisa pohon se “është i vërtetuar fakti se liderët serbë policia, ushtrua dhe paramilitarët ishin përgjegjës për krime të tmerrshme”.

Tahiri në këtë gazetë prezantohet si një anëtar i ri i politikës shqiptare në Kosovë, “sikurse edhe Vlora Çitaku dhe Petrit Selimi”, ndërsa citohet se edhe portalet e Kosovës kanë quajtur ministrin e Drejtësisë si një nga shtyllat e reja të Partisë Demokratike të Kosovës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?