Ministri i Brendshëm i Serbisë thotë se Kosova po e pengon hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Ministri i Brendshëm i Serbisë thotë se Kosova po e pengon hetimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, e ka quajtur të papranueshme reagimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt në lidhje me hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Ai reagoi pas një raportimi të Prva TV në gjuhën serbe se Prishtina përfundimisht ka refuzuar bashkëpunimin e Beogradit për hetimin rreth vrasjes së liderit […]

Ai reagoi pas një raportimi të Prva TV në gjuhën serbe se Prishtina përfundimisht ka refuzuar bashkëpunimin e Beogradit për hetimin rreth vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP), Oliver Ivanoviqit, transmeton Koha.net raportimin e B92.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha se është fare i papranueshëm reagimi i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe i ministrit të Drejtësisë dhe institucioneve të Prishtinës, siç zakonisht i drejtohet Republikës së Kosovës Beogradi zyrtar, duke refuzuar pjesëmarrjen e organeve hetuese të Serbisë në hetimin rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

“Reagimi i tillë i institucioneve kryesore të Prishtinës tregon qartë se aty nuk ka vullnet që të gjenden vrasësit dhe të dënohen, e as të bëhet hetim profesional, meqë ai duhet të përfshijë të gjitha organet hetuese që do të mund të ndihmonin që të zbulohen autorët dhe organizatorët e kësaj vepre penale”, tha ai.

Del qartë qëllimi, ka shtuar ai, që vëmendja e e opinionit të orientohet në drejtim të gabuar dhe që të vështirësohet dhe pengohet zbulimi i motiveve të vërteta të kësaj vrasjeje, si dhe zbulimi i të gjithë atyre që janë përgjegjës për këtë.

“Përkundër të gjitha kërkesave të drejtuara EULEX-it dhe UNMIK-ut që të përfshijë organet hetuese të Republikës së Serbisë në procesin hetues kemi mbetur pa kurrfarë përgjigjeje të këtyre institucioneve ndërkombëtare. Deri tani posaçërisht shqetëson praktika e pashembullt që EULEX-i nuk merr rol më aktiv në procesin hetues në një vepër të tillë penale”, ka thënë Stefanoviq, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se Serbia edhe më tutje që prokuroria e saj, policia dhe organet e saj hetuese të jenë pjesë e hetimit.

“Konsiderojmë se vetëm kështu mund të ndriçohet e vërteta e plotë dhe të pengohet që autorët dhe urdhërdhënësit e tyre të mbesin të pandëshkuar”, deklaroi ministri Stefanoviq.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?