Miliarderi Soros: Facebook-u dhe Google janë kërcënim për shoqërinë

Miliarderi Soros: Facebook-u dhe Google janë kërcënim për shoqërinë

Facebook-u dhe Google janë bërë “pengesa për inovacion” dhe përbëjnë “kërcënim” për shoqërinë ditët e së cilës janë të numëruara, ka thënë miliarderi dhe filantropi George Soros, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të martën – raporton Guardian, përcjell Periskopi. “Minierat dhe kompanitë e naftës e eksploatojnë mjedisin fizik; kompanitë e mediave sociale eksploatojnë mjedisin […]

Facebook-u dhe Google janë bërë “pengesa për inovacion” dhe përbëjnë “kërcënim” për shoqërinë ditët e së cilës janë të numëruara, ka thënë miliarderi dhe filantropi George Soros, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të martën – raporton Guardian, përcjell Periskopi.

“Minierat dhe kompanitë e naftës e eksploatojnë mjedisin fizik; kompanitë e mediave sociale eksploatojnë mjedisin social,” tha biznesmeni hungarezo-amerikan.

Ai ka shtuar se këto kompani të mediave sociale e ndikojnë mënyrën sesi njerëzit mendojnë dhe sillen madje duke mos qenë fare të vetëdijshëm për atë ndikim. Kjo – sipas tij – ka pasoja afatgjate për keqfunksionimin e demokracisë, duke ndërhyrë në legjitimitetin e zgjedhjeve.

“Fuqia për të formësuar vëmendjen e njerëzve po përqendrohet vetëm në duart e pak kompanive. Kërkon përpjekje të vërteta që të parashtrojmë e mbrojmë atë që John Stuart Mill e quajti “liria e mendjes”. Kjo është një mundësi që nëse humbet, njerëzit e rritur në epokën digjitale do ta kenë të vështirë ta rikthejnë. Kjo mund të ketë pasoja shumë të rënda politike.” – ka thënë ai.

“Ditët e shoqërisë janë të numëruara.” – ka paralajmëruar Soros në fjalimin e tij në Davos.

Soros është biznesmeni i fundit i profilit të lartë që foli hapur për platformat e internetit në Davos. Më herët, ka folur edhe Marc Benioff në lidhje me Facebookun dhe metodën me të cilën duhej të rregullohej ai.

Në nëntor, Roger McNamee, i cili ka qenë investitor i hershëm në Facebook, i ka përshkruar Facebookun dhe Googlen si kërcënim për shëndetin publik. Shkrimin e tij e gjeni të përkthyer në seksionin e Opinioneve në portalin Periskopi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?